Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 18 Prill 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Tiranë - Bashkëpunimi komunitet-polici vë në pranga 21-vjeçarin për armëmbajtje pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Shërbimet e policisë të komisariatit nr.4, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. C., 21 vjeç, banues në Tiranë. Për shtetasin e lartpërmendur policia ka marr informacione nga qytetarët se lëvizte në kryeqytet me armë zjarri. Nga shërbimet e policisë të komisariatit nr.4 është organizuar puna për kapjen e tij. Ky shtetas është konstatuar në rrugën “Fadil Deliu” dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në çantë një armë zjarri automatike, dy krehra dhe një sasi fishekësh të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Piratët". Operacioni nga Seksioni i Krimeve në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme. Arrestohen në flagrancë dy shtetas si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë, të dyshuar edhe për kryerjen e një sërë vjedhjeve të banesave. Zbardhen 12 vjedhje të ndodhura në periudha të ndryshme në qytetin e Vlorës. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve si dhe për zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar gjithashtu edhe në informacione të siguruara në rrugë operative se një grup të rinjsh vidhnin banesa nëpër qytet, është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar "Piratët". Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve M.H., 29 vjeç, E.K., 25 vjeç, me banim në Vlorë, si dhe shpallja në kërkim e A.M dhe L.H. Shtetasit M.H dhe E.K, janë kapur në flagrancë në lagjen "28 Nëntori" duke vjedhur në një banesë. Ndërsa shtetasit A.M dhe L.H, pjesëtarë të grupit, në të njëjtën kohë kanë hyrë për të vjedhur në një supermarket, ku dhe kanë mundur të largohen duke marrë vetëm steka me cigare. Në vijim të operacionit, nga veprimet hetimore intensive, janë zbardhur edhe 12 ngjarje të tjera (vjedhje) të ndodhura në kohë të ndryshme, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

Durrës 
Seksioni për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin kanadez R.A., 56 vjeç. Arrestimi u bë sepse në lagjen Nr. 13 Durrës, nën kërcënimin e një thike dyshohet se ka marrë me forcë një shtetase të mitur, deri në hyrjen e një pallati. Aty u lirua nga disa persona ende të paidentifikuar, të cilët e kanë goditur shtetasin R.A.Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale "Rrëmbim ose mbajtja peng e personit, mbetur në tentativë" dhe "Plagosje e lehtë me dashje".

Bulqizë/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe falë një pune të mirë organizuar nga Sektori për hetimin e Krimit në D.V.P.Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit: B.L, 42 vjeç, banues në Fushë Bulqizë. Ky shtetas është shpallur në kërkim me datë 17.11.2017, pasi ka kanosur e plagosur shtetasin O.R., si dhe ka dëmtuar një automjet në pronësi të një firme ndërtimi. Ndaj shtetasit B.L, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka vendosur masën e sigurisë 'arrest me burg', për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje", "Mbajtje pa leje e armëve luftarake", "Shkatërrim i pronës", "Kanosje". Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 110 shtetas, nga këta: 16 janë të arrestuar në flagrancë, 82 ndiqen në gjendje të lire dhe 12 janë ndaluar.

Janë kapur dhe ndalur 6 shtetas në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Lezhë, i dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”, 1 në Shkodër dhe 1 në PKK Durrës, të dënuar për veprën penale “Vjedhja”, 1 në Dibër i dënuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, 2 në SPK Shkodër, 1 i dënuar për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe 1 i dënuar për “Dhuna në familje”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, konkretisht: 1 rast në qarkun Tiranë dhe 1 në Elbasan, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lire; 1 rast në qarkun Korçë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në qarkun Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste në qarkun Durrës, me 1 autor të arrestuar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; si dhe 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje’’, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës dhe 2 në Sarandë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të “Dhuna në familje”, 2 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të ndaluar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshim të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 16 raste, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste në qarkun Durrës, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Korçë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në Berat, me 1 autor të arrestuar në flagrancë; 1 rast në Sarandë, me 2 autorë të ndaluar; 4 raste në Kukës, me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lire; 1 rast në Vlorë, me 2 autorë të arrestuar dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Për rastet e tjera, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 11 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Korçë, 3 në Berat, 1 në Sarandë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 11 raste aksidentesh, me 14 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 2 drejtues mjeti duke drejtuar mjetin ne gjendje te dehur të cilët janë arrestuar në flagrancë, 1 në qarkun Elbasan dhe 1 në qarkun Sarandë.

Janë evidentuar 3 drejtues mjeti të pa pajisur me leje drejtimi, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, 1 në Elbasan dhe 1 në Korçë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 5 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, 1 në qarkun Berat, 3 në Shkodër, 1 në Dibër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 4 raste, konkretisht: 1 në qarkun Durrës dhe 1 në qarkun Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste në qarkun Kukës, si pasojë e rënies së zjarrit.

Janë evidentuar 5 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2