Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 21 Prill 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 59 shtetas, nga këta: 17 janë të arrestuar, 2 ndaluar, 2 të kapur nga kërkimi, 36 ndiqen në gjendje të lirë, dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur 2 persona nga kërkimi konkretisht : 1 person në qarkun Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”; 1 në qarkun Durrës për “Vrasje me dashje mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtje pa leje".

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, konkretisht: 1 rast në qarkun Tiranë me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste në qarkun Dibër me 3 autorë të arrestuar; 1 rast në qarkun Korçe, me 1 autor të arrestuar .

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 3 raste të "Plagosje me dashje" janë evidentuar në qarkun Tiranë, 1 rast është evidentuar në qarkun Korçë; 1 rast i  “Dëmtime të tjera me dashje” është evidentuar në qarkun Lezhë; dhe 2 raste të "Kansoja", janë evidentuar në qarkun Fier dhe Dibër.

Janë evidentuar 3 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht në qarkun Tiranë dhe Fier, me 2 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 1 të arrestuar. Janë plotësuar 4 kërkesë-padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste, ku në një rast në Tiranë persona të paidentifikuar, pasi kanë goditur me sende të forta rojen e magazinës, kanë vjedhur një sasi lekësh. Vijon puna për zbardhjen  e rasteve, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Janë evidentuar 10 raste të “Ndërtim pa leje” konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 2 në Korçë, 3 në Vlorë, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit, në qarkun Tiranë, Korçë dhe Fier, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 3 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2