Krujë - Kanos me armë zjarri një shtetas për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga Policia

Krujëpushka kruje

Kanos me armë zjarri një shtetas për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga Policia

Sekuestrohet një armë zjarri "pushkë".

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, falë reagimit në kohë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Sh.Q.,56 vjeç ,banues në Krujë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka kanosur shtetasin L.P.,51 vjeç, banues në Krujë, duke qëlluar në ajër me armë zjarri
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit "pushkë" dhe një kuti me 1000 fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit"

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1