Shkodër - Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim

ShkodërDVP SHKODER new

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet nga Policia e Shkodrës një person i shpallur në kërkim kombëtarë, i denuar me 5 vite burg nga Gjykata Shkodrës.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në baze të informacione të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim

V.Gj, 30 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër,

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin e formës së prerë Nr.98, datë 13.03.2019, e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitja e narkotikëve ‘’, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/3 i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30