Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 3 Qershor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Tiranë - 60 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, ndër ta 42 të arrestuar. Në datë 2 Qershor 2019, duke nisur nga ora 19:00 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë e vijuan në rrugën “George W. Bush”, përballë institucionit të Parlamentit të Shqipërisë. Gjatë protestës në rrugën “George W. Bush” pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarrë, tymuese dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthimi punonjësit e Policisë, të planizuar me shërbim para Kryeministrisë dhe selisë së Parlamentit të Shqipërisë. Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta, kapsollave e fishekzjarrëve kanë mbetur të plagosur 10 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës. Si pasojë e përdorimit të lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, kapsollave e sendeve të tjera janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinën e Kryeministrisë dhe selisë së Parlamentit. Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 42 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 17 persona të tjetë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” shtetasi G.B. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme në këtë protestë të dhunshme. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 74 shtetas, konkretisht: 16 janë arrestuar në flagrancë, 1 është ndalur dhe 57 po procedohen në gjendje të lirë.

Është ndalur 1 shtetas pasi ishte shpallur në kërkim, në qarkun Berat, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në Vlorë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 rast në Lezhë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë; 1 rast në Fier, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja”, në qarkun Lezhë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lire, 1 në Elbasan, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Berat, 1 në Vlorë, 2 në Lezhë, me 10 autorw që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 11 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 2 Elbasan, 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 rast në qarkun Berat, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 3 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 12 raste, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 10 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 1 në qarkun Durrës, 1 në Berat, 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 4 rast aksidentesh, me 4 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 8 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, konkretisht: 1 në qarkun Durrës, 1 në Korçë, 1 në Fier, 1 në Lezhë, 1 në Kukës, të cilët janë arrestuar në flagrancë; 1 në qarkun Tiranë dhe 2 në Vlorë, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, në qarkun Tiranë, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30