Qarku Korçë. Vijojnë kontrollet e Policisë për rritjen e parametrave të sigurisë.

Qarku Korçëkorce 03.04.2019

Vijojnë kontrollet e Policisë për rritjen e parametrave të sigurisë.

Sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar Kokainë dhe Cannabis Sativa, e ndarë në doza.

Arrestohet në flagrancë një shtetas në Pogradec, si edhe shpallet në kërkim një tjetër në Korçë, si posedues.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit:

• M.M, 33 vjeç, banues në Korçë.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrolleve që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, ushtruan në lokalin (për të cilin nuk zotërohej dokumentacioni përkatës) në pronësi të këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan 7 shiringa me mbetje lënde të dyshuar narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të mjetit të tij tip “Renault” i cili ndodhej i parkuar përpara lokalit, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë.

--------------

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

L.B, 34 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi i cili lëvizte me një mjet tip motorr në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.93 gram  lëndë narkotike e dyshuar Kokainë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4