Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 07 prill 2019

Strukturat e Policisë së shtetit janë të angazhuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Në Korçë, Policia procedoi penalisht një shtetas për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara". Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Xh.G, 28 vjeç, pasi në lokalin e tij në Voskopojë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 njësi kompjuteri, një tabletë, një aparat i përshtatur për lojëra fati, të cilat dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet të kundërligjshëm. Policia fton qytetarët, të denoncojnë falas në nr 129 ose përmes aplikacionit "Komisariati Dixhital" çdo veprimtari të paligjshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 49 shtetas, nga këta: 13 janë të arrestuar, 5 të ndaluar dhe 31 ndiqen në gjendje të lirë.

Në gjithë territorin janë kapur 3 shtetas në kërkim konkretisht: në qarkun Shkodër është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”; në qarkun Vlorë është ndaluar një shtetas në kërkim që bën fjalë për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”; në PKK Kukës është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Në PKK Rinas është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi B. D., 43 vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, të parashikuara nga nenet 81, 56/575, 612 të kodit penal italian.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste në qarkun Tiranë me 2 autor të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 4 raste, konkretisht: në qarkun Tiranë është evidentuar 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”; në qarkun Elbasan është evidentuar 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”; në qarkun Korçë është evidentuar 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje”.

Është evidentuar 1 rast i “Mosbindjes së urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në qarkun Tiranë, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Prerjes së paligjshme të pyjeve”, në qarkun Durrës dhe Korçë, ku autorët janë proceduar në gjëndje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimit të palejuar të lojërave të fatit” në qarkun Korçë, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Dhunës në familje”, nga këto 2 raste në qarkun Vlorë dhe 1 rast në qarkun Durrës, me 2 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 autor të arrestuar.

Janë plotësuar 6 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 3 raste të “Ndërtimit pa leje” konkretisht: 1 rast në qarkun Tiranë; 1 rast në qarkun Korçë dhe 1 rast në qarkun Vlorë, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh me 13 shtetas të lënduar të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 9 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit konkretisht: 5 në qarkun Tiranë; 1 në qarkun Elbasan; 1 në qarkun Korçë dhe 2 në qarkun Gjirokastër të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 5 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit konkretisht: 1 rast në PKK Rinas; 1 rast në Konispol dhe 3 raste në DVMK Vlorë, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30