Elbasan. Vijon bashkëpunimi komunitet - polici për goditjen e paligjshmërisë

Elbasanelbasan 12.04.2019

Vijon bashkëpunimi komunitet - polici për goditjen e paligjshmërisë.

Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohet nje armë zjarri kallashnikov.

Falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë të Policisë, Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.K., 22 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas dyshohet se qarkullonte në qytet me armë zjarri, menjëherë shërbimet e Policisë organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional, në lagjen "Shënkoll", në rrugë u bë i mundur arrestimi në flagrancë i autorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale " Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30