Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 12 Prill 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 97 shtetas, nga këta: 12 janë të arrestuar në flagrancë , 72 ndiqen në gjendje të lirë, 1 është kapur dhe 12 janë ndaluar.

Janë  kapur dhe ndaluar 6 persona në kërkim, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”dhe për “Dhuna në familje”; 1 në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në Elbasan, i dënuar për “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”; 1 në Fier i dënuar për veprën penale “Kanosja”; 1 në Korçë, i dënuar për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste,konkretisht 1 në qarkun Korçë dhe 1 në Sarandë, ku të dy autorët janë arrestuar.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja’’, me një autor të ndaluar dhe 4 autorë që procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, me dy autorë që procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të “Dhuna në familje”, me një autor të arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste,konkretisht 1 rast në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 7 raste të tjera për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 4 raste aksidentesh,konkretisht 3 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Sarandë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Si pasojë e këtyre aksidenteve janë lënduar 6 persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 7 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit, ku 5 janë arrestuar në flagrancë dhe 2 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 drejtues mjeti të pa pajisur me leje drejtimi, ku 2 janë arrestuar në flagrancë dhe 2 procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e “Shkatërrimit të pronës” janë evidentuar 5 raste, 1 rast në qarkun Tiranë, 2 në Elbasan, 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe një rast në Durrës 2 ku autorët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, në qarkun Tiranë, Durrës dhe Vlorë, me 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 5 autorë të ndaluar dhe 8 autorë që procedohen në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4