Durrës - Policia Rrugore, plan masash për parandalimin e aksidenteve rrugore

Durrësrrugore 23

Policia Rrugore, plan masash për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kontrolle të shumta e të pandërprera në drejtim të parandalimit të shpejtësisë tej normave të lejuara, të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mos përdorimin e kaskës mbrojtëse, apo mos vendosjen e rripit të sigurimit, etj, ku gjatë kontrolleve janë përdor pajisjet e teknologjisë së lartë, si drager, radar, së fundi duke aplikuar edhe gjobën elektronike.

Si rezultat i kontrolleve nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor janë arrestuar në flagrancë dy shtetas të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Përgjatë javës që lamë pas janë pezulluar 110 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe 11 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit .

U morën rreth 1703 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ku 34 prej tyre për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 23 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 11 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, etj

Edhe në ditët në vijim Policia Rrugore do të intensifikojë punën me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për më shumë përgjegjësi nga drejtuesit e mjeteve gjatë drejtimit të automjetit si dhe për këmbësorët për më shumë vëmendje gjatë përdorimit të rrugës, duke respektuar rregullat e qarkullimit, pasi vetëm kështu mund të kemi rrugë të sigurta.

durress rrugore 21

durres rrugore 20

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30