Akademia e Sigurisë - Konferenca IV shkencore ndërkombëtare "Siguria rrugore dhe përdoruesit e rrugës në Shqipëri"

Konferenca IV shkencore ndërkombëtare "Siguria rrugore dhe përdoruesit e rrugës në Shqipëri"konferencanderkomb

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (Drejtoria e Policisë Rrugorë), Akademia e Sigurisë - Qendra për Kërkime Shkencore, organizuan Konferencën e IV ndërkombëtare “Siguria Rrugore dhe përdoruesit e rrugës”.

Në konferencë morën pjesë Zv/Ministri i Brendshëm Julian Hodaj, Zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, Drejtuesit e Sektorëve të Policisë Rrugore në Shqipëri, drejtues të kompanive të sigurimit, drejtues të TAP-it, të kompanisë SHELL, etj.

Në konferencë ishin të pranishëm edhe Drejtori i Akademisë së Kosovës, Drejtori i Policisë Rrugore të Kosovës, drejtuesi i OBSH-së me qendër në Danimarkë dhe studiues të shumtë të pavarur.

Gjatë sesioneve të konferencës u diskutua mbi Sigurinë Rrugore, si pjesë e rëndësishme e sigurisë publike, hetimi, legjislacioni shqiptar dhe veprimtaria policore për sigurinë dhe aksidentet rrugore, analiza teknike e infrastukturës rrugore dhe mjeteve rrugore në Shqipëri, kultura e sjelljes së përdorueseve të rrugës dhe roli i edukimit qytetar. Në sesionin e fundit të kësaj konference u nxorën konkluzionet nga drejtori i Qendrës për Kërkime Shkencore në Akademinë e Sigurisë.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1