Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 24 Maj 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 8 janë arrestuar në flagrancë, 12 janë ndaluar dhe 66 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 9 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 1 i dënuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, 1 i dënuar për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”; 2 në qarkun Korçë, të dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në qarkun Vlorë, i dënuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; 1 në qarkun Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim e mbetur në tentativë”; 1 në PKK Kapshticë, e dënuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”; 1 në SPKM Hani i Hotit, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”; 1 në PKK Blladë, i dënuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm".

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në qarkun Vlorë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë; 1 në qarkun Durrës, me 1 autor të ndaluar dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në qarkun Shkodër, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste, konkretisht: 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 15 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 1 rast në qarkun Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë, 2 raste në Fier, ku 1 autor është ndaluar dhe 1 po procedohet në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 1 rast në qarkun Durrës, 1 në Vlorë, 1 në Lezhë, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 4 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 12 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në qarkun Tiranë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 5 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 3 në qarkun Tiranë, të cilët janë arrestuar në flagrancë, 1 në Durrës dhe 1 në Fier, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 12 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 3 në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Berat, 1 në Vlorë, 2 në Lezhë dhe 1 në Shkodër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 3 raste, 1 rast në qarkun Vlorë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste në qarkun Gjirokastër, me 1 të ndaluar dhe 1 autor të paidentifikuar.

Janë evidentuar 5 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1