Mat - Sulmet ndaj KZAZ-ve, 33 të proceduar, ndër ta 9 të arrestuar

Mat d.v.p diber

Sulmet ndaj KZAZ-ve, 33 të proceduar, ndër ta 9 të arrestuar.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 19.06.2019, ku persona të ndryshëm kanë ushtruar dhunë ndaj Forcave të Rendit dhe Sigurisë, të cilët mbanin në ruajtje KZAZ-të, dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore të KZAZ Nr. 16, që ndodhej në Pallatin e Sportit "Ferit Hysa", Bashkia Mat dhe KZAZ nr. 17, që ndodhej tek Biblioteka e qytetit, Bashkia Klos, specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas veprimeve hetimore, identifikimit të personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, kanë arrestuar në flagrancë 9 shtetas:

E. D., 21 vjeç, banues në Burrel

Xh. Gj., 55 vjeç, banues në Burrel

M. D., 53 vjeç, banues në Burrel (Punonjës Policie i Bashkisë Burrel).

E. T., 49 vjeç, banues në Klos

I. Ç., 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos)

M. Gj., 62 vjeç, banues në Klos

M. L., 38 vjeç, banues në Klos (Përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike, Klos)

R. D., 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirëmbajtjen e rrugës, Klos).

H. K., 46 vjeç, lindur në Klos e banues në Britaninë e Madhe.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas, konkretisht:
N. D., B. Ç., D. V., S. K., B. C., Sh. XH., A. B., R. K., Sh. D., J. F., K. P., E. P.

Si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, "Prishja e qetësisë publike", “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4