Lezhë - Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga policia

LezhëArma3

Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga policia

Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe një granatë dore ofensive

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.P., 49 vjeç ,banues në fshatin Rraboshtë, Lezhë.

Ky shtetas, në efektin e alkoolit, në oborrin e banesës së tij ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Në cilësinë e provës materiale , u sekuestruan 3 gëzhoja në vendngjarje si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 2 armë zjarri automatike, ( automatik model MP-40 dhe Pushkë model 63), si dhe një granatë dore ofensive

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike". parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal.

 

 

Arma2

Arma1

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4