Durrës - Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim ”.Interpol-logo 2

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar A.D., 48 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi A.D. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Parto/Itali, më datë 27.06.2019, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale "Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim ".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

 

 

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1