Gjirokastër - Finalizohet operacioni policor i koduar "Sopoti".

Vijon puna për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.4gjirokaster1

Finalizohet operacioni policor i koduar "Sopoti".

Operacioni nga D.V.P. Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas nga Lazarati. Gjatë kontrollit në oborret e banesave të tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, gjithashtu mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, në oborret e 5 banesave u konstatuan të kultivuara bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë;

M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat;

B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1