Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 11 Prill 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.

01drejtoria newGjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 78 shtetas, nga këta: 9 janë arrestuar në flagrancë , 55 ndiqen në gjendje të lirë, 2 janë kapur dhe 12 janë ndaluar.

Janë ndalur 8 persona në kërkim, konkretisht: 2 në Tiranë, 1 i dënuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’’ dhe 1 i dënuar për 4 vepra të ndryshme penale ; 1 në Durrës dhe 1 në Lezhë, të dënuar për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje"; 1 në Korçë, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, të dënuar për veprën penale “Vjedhja’’; 1 në Korçë i dënuar për veprën penale ‘’Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’’. 

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, 1 në qarkun Tiranë, 2 në Fier, 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 3 raste, konkretisht: 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje’’, në qarkun Fier, me 1 autor të arrestuar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje’’ në qarkun Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të “Dhuna në familje”, me 1 autor të ndaluar dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, në qarkun Fier. Janë plotësuar 2 kërkesë - padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 13 raste, konkretisht: 1 rast në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Korçë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë ; 1 rast në Sarandë, me dy autorë të arrestuar dhe 5 raste të tjera, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 1 rast në qarkun Tiranë, 1 në Krujë, 2 në Dibër dhe 2 në Sarandë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Fier, ku autori është ndaluar.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 4 të lënduar.

Janë evidentuar 3 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit, ku 2 janë arrestuar në flagrancë dhe 1 është ndaluar.

Janë evidentuar 5 drejtues mjeti të papajisur me leje drejtimi, ku 1 është arrestuar në flagrancë dhe 4 procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Lezhë, ku autorët procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të "Organizimi i lotarive të palejuara", në Krujë dhe Gjirokastër, ku autorët procedohen në gjendje të lirë.

Për veprën penale "Shkatërrimi i pronës", janë evidentuar 3 raste, 1 rast në qarkun Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 2 raste në qarkun Durrës, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 5 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Prill 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 1 2 3 4 5