Kakavije. Policia Kufitare godet një rast të armëmbajtjes pa leje.

Kakavije. kakavoje pistol
 
Policia Kufitare godet një rast të armëmbajtjes pa leje.
 
Arrestohet në flagrancë poseduesja e  armës së zjarrit. 
 
Sekuestrohet një armë zjarri (pistoletë) dhe 9 fishekë.
 
Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë  kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të  shtetases L.S. 45 vjeçe, banuese në Fier.
 
Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, në bagazhet e këtij mjeti, u gjet e fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë. 
 
Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Postës së Policisë Dropull, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetases  L.S.,  për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2