Policia Rrugore e Tiranës - 19 drejtues mjetesh të arrestuar gjatë javës

Tiranëdrageri15korrik

Krahas masave për menaxhimin dhe lehtësimin e lëvizjes së automjeteve drejt zonave bregdetare, kryesisht në rrugët urbane dhe interurbane kryesore, përgjatë fundjavës, rrugorët e kryeqytetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja fatale, kanë përqendruar shërbime me përzgjedhje, për evidentimin e shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidente rrugore.

Në funksion të këtij shërbimi, përgjatë fundjavës, janë:

• arrestuar në kushtet e flagrancës 19 shtetas, nga të cilët 11 për drejtim mjeti në gjendje të dëhur, 7 të papajisur me leje drejtimi si dhe 1 person për posedim të lëndëve narkotike dhe i papajisur me leje drejtimi.

• proceduar administrativisht 22 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi.

• proceduar administrativisht 220 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

• proceduar administrativisht 158 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• vendosur 1850 masa administrative për shkelje të tjëra të rregullave të qarkullimit rrugor.

Krujë - Finalizohet operacioni policor “Ndëshkimi”, 9 persona në pranga

Krujëarmet kruje 15 korrik

Finalizohet operacioni policor “Ndëshkimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga DVP Durrës, Policia e Krujës, SHÇBA-ja, me mbështetjen e Forcave të Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Arrestohen dhe ndalohen 9 persona, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Ekzekutohen edhe 3 masa sigurie “Detyrim paraqitje”

Sekuestrohen 3 armë zjarri, 5 armë gjahu dhe municion luftarak.

Asgjësohen fidanë kanabis të kultivuar, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë të Krujës.

Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, të kontrollit të pandërprerë të territorit, si dhe pas një hetimi 2 mujor me metoda speciale të hetimit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe SHÇBA - ja, e mbështetur nga Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit, finalizuan me sukses Operacionin Policor të Koduar “Ndëshkimi”.

Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” për shtetasit:

V. B., 50 vjeç, banues ne fshatin Mafsheq, Krujë.

R. B., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Sh. X., 48 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.

M. K., 28 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.

K. K., 46 vjeç, banues në fshatin Selitë të rrethit Kurbin.

B. I., 26 vjeç, banues në fshatin Malbardhë të rrethit Kurbin.

H. P., 52 vjeç, banues në Krujë, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K. , 58 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shqezë, Krujë, kapja dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit F. B., 35 vjeç, banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, të dy për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë".

U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. B., banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.

U bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Detyrim paraqitje” për tre shtetas Y. K., Xh. B dhe A. B., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllezuar të fshatit Shqezë të rrethit Krujë.

Gjithashtu, gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave të këtyre shtetasve dhe ambienteve përreth tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri "pushkë", 5 armë gjahu, municion luftarak dhe 17 aparate celulare.

Vazhdon puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 15 Korrik 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Krujë - Finalizohet operacioni policor “Ndëshkimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni nga DVP Durrës, Policia e Krujës, SHÇBA-ja, me mbështetjen e Forcave të Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë. Arrestohen dhe ndalohen 9 persona, si dhe shpallet në kërkim një tjetër. Ekzekutohen edhe 3 masa sigurie “Detyrim paraqitje”. Sekuestrohen 3 armë zjarri, 5 armë gjahu dhe municion luftarak. Asgjësohen fidanë kanabis të kultivuar, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë të Krujës. Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, të kontrollit të pandërprerë të territorit, si dhe pas një hetimi 2 mujor me metoda speciale të hetimit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe SHÇBA - ja, e mbështetur nga Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit, finalizuan me sukses Operacionin Policor të Koduar “Ndëshkimi”. Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” për shtetasit: V. B., 50 vjeç, banues ne fshatin Mafsheq, Krujë, R. B., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, Sh. X., 48 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë, M. K., 28 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë, K. K., 46 vjeç, banues në fshatin Selitë të rrethit Kurbin, B. I., 26 vjeç, banues në fshatin Malbardhë të rrethit Kurbin, H. P., 52 vjeç, banues në Krujë, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë. U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K. , 58 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shqezë, Krujë, kapja dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit F. B., 35 vjeç, banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, të dy për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë". U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. B., banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”. U bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Detyrim paraqitje” për tre shtetas Y. K., Xh. B dhe A. B., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”. Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllezuar të fshatit Shqezë të rrethit Krujë. Gjithashtu, gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave të këtyre shtetasve dhe ambienteve përreth tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri "pushkë", 5 armë gjahu, municion luftarak dhe 17 aparate celulare. Vazhdon puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Berat - Finalizohet me sukses operacioni "Drenovica". Reagimi i shpejtë i Shërbimeve të Policisë vë në prang tre persona të cilët vodhën në dy banesa një shumë të konsiderueshme parash. Shpallet në kërkim autori i katërt që mundi të largohej. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në kuadër të operacionit "Drenovica", arrestuan në flagrancë shtetasit: F.J., 23 vjeç, S.S, 33 vjeç, K.M, 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.L, 26 vjeç, të katërt banues në Vlorë. Këta shtetas gjatë natës kanë vjedhur në banesat e shtetasve U.V dhe R.V banues në fshatin Drenovicë, Berat, një shumë të konsiderueshme parash por janë konstatuar nga pronarët e banesës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Falë reagimit të menjëhershem të shërbimeve të policisë Rrugore, të cilët pas marrjes se njoftimit, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të lartpërmendur të cilët ishin fshehur në një kanal. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprat penale “Vjedhja, në bashkëpunim".

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 42 shtetas, konkretisht: 16 janë arrestuar, 5 janë ndalur dhe 31 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste të “Kanosja”, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 8 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 13 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Berat, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë, si edhe 9 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 11 të lënduar jashtë rrezkut për jetën.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Vlorë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, në qarkun Tiranë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Berat - Finalizohet me sukses operacioni "Drenovica"

Reagimi i shpejtë i Shërbimeve të Policisë vë në prang tre persona të cilët vodhën në dy banesa një shumë të konsiderueshme parash.7berat

Shpallet në kërkim autori i katërt që mundi të largohej. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në kuadër të operacionit "Drenovica", arrestuan në flagrancë shtetasit: F.J., 23 vjeç, S.S, 33 vjeç, K.M, 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.L, 26 vjeç, të katërt banues në Vlorë. Këta shtetas gjatë natës kanë vjedhur në banesat e shtetasve U.V dhe R.V banues në fshatin Drenovicë, Berat, një shumë të konsiderueshme parash por janë konstatuar nga pronarët e banesës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Falë reagimit të menjëhershem të shërbimeve të policisë Rrugore, të cilët pas marrjes se njoftimit, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të lartpërmendur të cilët ishin fshehur në një kanal. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprat penale “Vjedhja, në bashkëpunim".

Shkodër - Finalizohet operacioni policor "Transaksioni", një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë

Shkodërshkoder 13.07.2019

Finalizohet operacioni policor "Transaksioni"

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim i dënuar me 10 vite burg

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Renda në DVP Shkodër, me mbështetjen e Forcës së Posaçme "Shqiponjat", pas informacioneve të marra në rrugë operative, u zhvillua operacioni i koduar "Transaksioni", duke u finalizuar me kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit të shpallur në kërkim , konkretisht:

Olsi Boriçi, 41 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në banesë në lagjen "Skënderbeg", Shkodër.

Kapja dhe ndalimi tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017, e ka dënuar me vendim të formës së prerë me 10 vite burg, për veprën penale "Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit" parashikuar nga neni 136/2 të Kodit Penal.

Ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër duke qenë punonjës të një banke të nivelit të dytë kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 28.000.000 lekë (të reja), këto veprime janë kryer në data të ndryshme të muajit shtator të vitit 2009.

Personi do i dorëzohet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4