Plavë, Mali i Zi - Trajnim i përbashkët i tri Policive Kufitare

Trajnim i përbashkët i tre Policive Kufitare, asaj të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, për rritjen e nivelit dhe kapaciteteve të Policive të të tre vendeve, në parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar.Trajnimi Mal i Zi

Trajnimi në kuadër të masave të përbashkëta për rritjen e efikasitetit në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë, që mund të zhvillohet ndërmjet kufirit të tre vendeve pjesëmarrëse në këtë trajnim.

Organizimi me iniciativë të IPA-s, Seksioni i Malit të Zi, me moton: “Servo per Amici”-“Shërbejmë përmes Miqësisë”.

Në kuadër të patrullimeve të përbashkëta ndërmjet Policive Kufitare të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, me iniciativë të IPA-s, seksioni i Malit të Zi dhe nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, prej datës 19 - 21 korrik, në zonën kufitare ndërmjet tre shteteve, në (Plavë - Guci), po zhvillohet një trajnim 3 ditor për evidentimin e drejtimeve të mundshme ku mund të zhvillohet veprimtari e paligjshme, nëpërmjet zonave kufitare të tre shteteve, me qëllim ndërtimin e një strategjie të re të përbashkët, për të parandaluar dhe luftuar paligjshmërinë ndërkufitare.

Në këtë trajnim marrin pjesë punonjës Policie të DRKM Shkodër, njëkohësisht edhe anëtarë të IPA-s, seksioni i Shqipërisë.

Organizimi i këtij trajnimi nga IPA, seksioni i Malit të Zi, nuk ka vetëm për qëllim anën policore, por edhe anën miqësore të efektivëve të Policive kufitare të të tre vende dhe të shkëmbimit të eksperiencave mes tyre. @Montenegro.

Trajnimi Mal i Zi 2

 

Trajnimi Mal i Zi 3

 

Trajnimi Mal i Zi 4

 

Trajnimi Mal i Zi 5

 

 

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1