Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 05.01.2017


I. SITUATA EMERGJENTE SI RRJEDHOJË E RRESHJEVE TË SHUMTA TË BORËS1Drejtoria PPSH.1

Qarku Shkodër.
Më datë 04.01.2017, si rezultat e reshjeve të borës në shkallë Qarku, momentalisht janë të bllokuar akset rrugore Shkodër–Thethë, në vendin e quajtur “Qafë Thore” ku trashësia e borës ka arritur rreth 50 cm dhe Bardhok–Iballë, Pukë, ku trashësia e borës ka arritur rreth 30 cm. Të gjitha akset e tjera rrugore të zonave malore të Qarkut Shkodër, janë të kalueshme me zinxhirë. Ne gjithë Qarkun e Shkodrës nuk ka probleme të furnizimit me energjinë elektrike.


II. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.M, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Myslym Shyri”, duke drejtuar mjetin tip “Lancia”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” , me drejtues shtetasin S.B, vjeç 35, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar pasagjerja shtetasja K.Th, vjeç 24, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, rreth orës 21:30, në Vorë, te mbikalimi, një mjet, ka aksidentuar shtetasin Sh.P, vjeç 44, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E.B, 26 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, automjetin tip "Jeep", në rrugën "Dritan Hoxha", është përplasur me automjetin tjetër tip "Jeep", me drejtues shtetasin Gj.K, 42 vjeç, banues në Tiranë me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e kësaj përplasje, ka gjetur vdekjen shtetësja Xh.T., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe ka mbetur e plagosur dhe shtetësja F.F, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Të dyja shtetaset e lartpërmendura ndodheshin pasagjere në automjetin e shtetasit E.B. Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të "Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugor dhe Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 04.01.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas infomacione të marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: G.G 37 vjeç,  banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi G.G  u kap në flagrancë duke shfrytëzuar  për prostitucion tre shtetase të mitura me iniciale S.P. 17 vjeçe ,  B.A. 17 vjeçe dhe  K.Xh. 17 vjeçe, banuese në Durrës, kundrejt pagesës. Në vijim të hetimeve dhe në bashkëpunim me Prokurorinë filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të një prej shtetaseve të mësipërme, konkretisht K.Xh. 17 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni” parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal. Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije më shumë detaje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Prostitucioni" parashikuar në nenet 114/ 2 dhe 113 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.01.2017,  u ndalua shtetasi në kërkim T.K, vjeç 34, banues në fshatin Polis, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka urdhëruar ndalimin për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Nenet 186/1 dhe 291 të Kodit Penal.

Sektori për krimet e rënda
Më datë 04.01.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Sh.Rr, vjeç 40, banues në Elbasan. Neni 280 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Më datë 04.01.2017, u ndalua shtetasi P.S, vjeç 30, banues në Tërpan, Poliçan, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar 3 vjet, 2 muaj e 20 ditë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin M.M, vjeç 69, banues në fshatin Suk 1, Roskovec, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Q.Sh, vjeç 62, banues në Roskovec, se dyshohet se ka regjistruar një tokë në fshatin Suk 1, me dokumente të falsifikuara. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin D.Sh, vjeç 28, banues në Durrës, pasi dyshohet se në muajin Prill, 2016, i ka marë me anë të mashtrimit mjetin tip “Volkswagen” dhe nuk i ka dhënë lekët shtetasit B.B, vjeç 31, banues në fshatin Buzmadh, Fier. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.A, vjeç 45, banues në Fier, pasi dyshohet se në lagjen “Apolonia”, në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale disa fishekzjarrë të llojeve të ndryshme të cilat dyshohen se janë kontrabandë dhe gjithashtu u gjet një punonjës i pasiguruar. Nenet 178 e 170/a të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.01.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi L.Sh, vjeç 41, banues në fshatin Zharrëz, Patos, pasi, në vendin e quajtur “Shtëpia e bardhë”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip Daytona. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi G.A, vjeç 33,  banues në fshatin Mbyet, Fier, pasi, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Krapësit”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.L, vjeç 51, banues në Vlorë, menaxher pranë një shoqërie, pasi, shtetasi G.G, vjeç 34, banues në Tiranë, administrator i kësaj shoqërie, ka bërë kallëzim se për periudhën dhjetor 2016, dyshohet se nuk ka bërë derdhjen e të ardhurave të grumbulluara nga pikat e lokaleve, duke i përvetësuar ato. Neni 135 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 04.01.2017, rreth orës 21:56, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një lokal shtetasi B.A, vjeç 31, banues në Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, automatik, duke plagosur shtetasit M.Sh, Zh.Sh dhe F.K, vjeç 24, 23 e 20, banues në Vlorë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 13 gëzhoja armë zjarri të kalibërit 7.62 mm, model 56. Punohet për kapjen e autorit. Materialet u kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Nenet 79/dh, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit R.P, vjeç 43, banues në Shkodër, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marë pasaportën biometrike dhe një sasi eurosh, për ti siguruar një vizë pune në një shtet tjetër, shtetasit N.P, vjeç 26, banues në Shënkoll, Lezhë. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë  04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.L, vjeç 23, banues në Ishull Lezhë, pasi dyshohet se rreth orës 09:40, në Milot, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetet tip “Benz” të drejtuara nga shtetasit E.K dhe S.L, vjeç 31 e 36, banues në Tiranë e Malësi e Madhe, ku për pasojë, ka marrë dëmtime të lehta pasagjeri shtetasi H.L, vjeç 70, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.P, vjeç 19, banues në Lezhë, pasi, në lagjen “Gurra”, është ndaluar duke drejtuar mjetin tip “SMART”, pa  leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 04.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.Ç, vjeç 37, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Nenet 79/c, 22 dhe 278/5  të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Dibër,  kanë bërë të mundur kapjen dhe  arrestimin në flagrancë të shtetasit: A.S, 35 vjeç, lindur  dhe banues në  Kllobçisht-Maqellarë-Dibër, për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 76-22 të Kodit Penal. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.B, 43 vjeç, lindur e banues në Okshatinë-Shupenzë-Dibër. Më datën 04.01.2017, rreth orës 10:30, në vendin e quajtur varrezat e fshatit Kllobçisht, konkretisht në rrugën automobilistike të këtij fshati, dyshohet se shtetasi A.S, sapo ka konstatuar shtetasin A.B, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin Opel Corsa, është afruar tek makina e tij dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri mbi xhamin e pasëm, xham i cili është thyer plotësisht. Shtetasi  A.B nuk është lënduar nga e shtëna me armë zjarri. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dyshohet se motivi i ngjarjes ka qënë se shtetasi i arrestuar nuk ka dashur që shtetasi A.B, të vinte në këtë fshat, pasi në vitin  2007, vëllai i shtetasit A.B, i quajtur A.B, ka vrarë me armë zjarri shtetasin J. M. (dhëndri i A.S). Grupi hetimor ka kryer veprimet në vendin e ngjarjes  por nuk u arrit të gjendet gëzhoja për shkak edhe të motit të keq me dëborë, por dyshohet se pistoleta mund të ketë qenë me mulli. Vijojnë veprimet për gjetjen e gëzhojës dhe të armës së zjarrit, si  dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.


III. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 04.01.2017, rreth orës 11:30, te Liqeni Artificial, është vetëmbytur shtetasi E.R, vjeç 47, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka qenë aksidentale. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 04.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim T.M, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale “Ngacmim seksual”. Neni 108/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017 Kapet brenda 30 minutash autori i vjedhjes së një automjeti.
Arrestohet në flagrancë autori, person me precedent të mëparshëm me tendencë në fushën e vjedhjes. Bllokohet ne cilësinë e provës materiale automjeti tip "BMW", që kishte vjedhur autori. Rreth orës 13:44, ka ardhur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, se në zonën e njohur si Poligrafiku, tek një servis automjetesh është vjedhur një automjet tip "BMW".
Menjëherë janë angazhuar shërbimet e Policisë së Tiranës, ku rreth orës 14:10, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, në Laprakë, kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit N.Z, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Vjedhje". Ky shtetas, ka përfituar nga momenti që mekanikët e kishin lënë automjetin tip "BMW", të ndezur në hyrje të servisit dhe e ka marrë duke u larguar me shpejtësi.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Rrapo Hekali”, pranë një marketi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen D.T, vjeç 26, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, në spital, është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasja N.H, vjeç 52, banuese në Tiranë, e cila ka konsumuar fotoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.01.2017, në rrugën “Thimi Mitko”, në banesë, është gjetur i vdekur shtetasi H.F, vjeç 86. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.01.2017, u ndalua shtetasi A.S, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 04.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.M, vjeç 47, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.M, vjeç 45, në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetases G.P, vjeç 27, banuese në Durrës, pasi dyshohet se më datë 19.11.2016, në rrugën “Prokop Mima”, ka vjedhur banesën e shtetases D.A, vjeç 27, ku ka marrë disa bizhuteri dhe veshje. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 04.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.D, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, B.D, vjeç 33. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Gj.T, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 02.01.2017, në rrugën ”Jordan Misja”, në ambientet e një ish-shoqërie, me vetëgjyqësi ka penguar kryerjen e punimeve në objektin që po ndërtohej nga një firmë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, në rrugën “Lule Bore”, është vjedhur banesa e shtetasit Gj.Gj, vjeç 41, banues në Tiranë, ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe një sasi eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, në rrugën “Egnatia”, shtetasit M.D, vjeç 19, banues në Tiranë, kallëzon se dy persona të paidentifikuar, i kanë marrë telefonin dhe orën e dorës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Sh, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 04.01.2017, në parkingun e një spitali, është vjedhur navigatori i mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B.K, vjeç 46, banues në Elbasan. Nga veprimet e kryera, rezulton se autor i dyshuar është shtetasi G.H, vjeç 27, banues në Tiranë. Punohet për shoqërimin e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 59, banues në Bathore. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.A, vjeç 23, banues në fshatin Zall-Herr, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës S.A, vjeç 46, dhe gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale 670 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nenet 130/a dhe 283 të Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.R, vjeç 29, banuese në Tiranë, e dënuar më parë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasen Zh.K, vjeç 30, banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen dhe shoqërimin e saj. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Valias të Ri, ka vjedhur banesën e shtetases Z.H, vjeç 19, ku ka marrë dy bizhuteri dhe një sasi lekësh. Punohet për gjetjen dhe shoqërimin e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 04.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.A, vjeç 35, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, ish bashkëshorti J.Sh, vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 04.01.2017, gjatë natës, në rrugën “Thoma Goxhaj”, është vjedhur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.Ll, vjeç 54, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.T, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, J.T, vjeç 34. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 04.01.2017, rreth orës 14:05, Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kavajës në bashkëpunim me Komisariatin e Rrogozhinës, në afërsi të stadiumit të Kavajës, kanë ndaluar automjetin tip "Volkswagen", ku pas kontrollit fizik të personave në brendësi dhe të automjetit kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri tip pistolet, një armë zjarri automatike model 56, një armë të ftohtë, thikë, një palë pinca për prerje gardhi. Menjëherë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G.B, 34 vjeç, H.S, 36 vjeç, i shpallur në kërkim për vjedhje. Shtetasit e lartë përmendur po udhëtonin në automjetin tip "Volkswagen", automjet ky në pronësi të shtetasit G.B, ku në bagazhin e automjetit është gjetur një armë zjarri automatike dhe një palë pinca për prerje gardhi, si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit H.S, në brez i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një thikë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi H.S është i shpallur në kërkim policor, pasi është autor i dyshuar i vjedhies së datës 30.12.2016, në banesën e shtetasit G.H., ku janë marrë disa krerë bagëti. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Kavajë, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Vjedhja" parashikuar nga Nenet 278 dhe 134 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasen G.Xh, vjeç 46, banuese në Rrogozhinë, pasi dyshohet se në lagjen Nr.1, ka pushtuar tokën e shtetasit N.P, vjeç 62, banues në Sarandë. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 04.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.H, vjeç 42, pasi dyshohet se bashkëshorti Xh.H, vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë, për largimin nga banesa të shtetaseve S. P dhe E.P, më datë 03.01.2017, është paraqitur nëna e tyre, M.P, e cila deklaron së fëmijët janë kthyer në banesë dhe deklarojnë se janë larguar me dëshirën e tyre. Punohet për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 04.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen I.S, vjeç 25, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ish bashkëshorti K.V, vjeç 32, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006.

Më datë 04.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin A.Q, vjeç 62, banues në Durrës, pasi dyshohet se vëllai K.Q, vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006.

Më datë 04.01.2016, shtetasi S.I, vjeç 58, banues në Durrës, ka konstatuar se i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, të cilën e kishte parkuar në rrugën “Pavarësia”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2016, shtetasi A.D, vjeç 58, banues Durrës, ka konstatuar se i kanë vjedhur lokalin, ku kanë marrë disa karrige plastike, e 2 pajisje elektro-shtëpiake . Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.M, vjeç 24, pasi dyshohet se bashkëshorti R.M, vjeç 30, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006.

Më datë 05.01.2017, rreth orës 02:20, në lagjen”Ballias”, Shijak e kanë qëlluar me armë zjarri në rrugë,  rreth 30-40 m pa shkuar në banesë, shtetasin S.Gj. 42 vjeç, i cili është plagosur lehtë në dorë (pjesën e parakrahut). Shtetasi S.Gj ka qenë duke u kthyer në banesë me mjetin tij, tip Range Rover. I dëmtuari pasi ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Durrës është larguar për në banesë.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë kqyrur vendin e ngjarjes, mbledhur provat materiale me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur  disa gëzhoja të kalibrit 9 mm. Shtetasi S.Gj ka qenë i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale"Trafikim të lëndëve narkotike", i cili është liruar në vitin 2012. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 04.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.D, vjeç 33, pasi dyshohet se bashkëshorti A.P, vjeç 48, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. 

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 04.01.2017, në spital ka vdekur shtetasi Sh.C, vjeç 54, banues në Borake. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.T, vjeç 48, banues në Shijak, pasi dyshohet se, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes D.T, vjeç 38. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 04.01.2017, gjatë natës, në lagjen “Viserion Xhuvani”, është vjedhur me thyerje lokali, i shtetasit E.K, vjeç 31, banues në Elbasan, ku kanë marrë disa televizorë të markave të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasin N.D, vjeç 74, pasi dyshohet se djali shtetasi S.D, vjeç 48, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 04.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasin A.B, vjeç 49, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në banesë, bashkëshortja I.B, vjeç 48, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 04.01.2017,  u ndalua shtetasi në kërkim S.B, vjeç 38, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, në lagjen “Visarion Xhuvani”, në banesë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja P.Sh, vjeç 37. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit N.Q, E.Q dhe I.Q, vjeç 36, 29 e 31, banues në fshatin Babje, pasi dyshohet se më datë 03.01.2017, në Babje, për motive pronësie, kanë goditur me sende të forta, shtetasin A.Rr, vjeç 46, banues në Babje. Punohet për kapjen e shtetasit I.Q. Nenet 89 e 237 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin D.J, vjeç 37, banues në Moravë, pasi dyshohet se, në  Moravë, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R.A, vjeç 26. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasin V.M, vjeç 58, banues në Korçë, pasi dyshohet se rreth orës 19:30, në lagjen 4, duke drejtuar  mjetin tip “Benz” ka goditur mjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi A.M, vjeç 50, banues në Dishnicë, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Neni 273 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 04.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.P, vjeç 45, pasi dyshohet se  bashkëshorti, Th.P, vjeç 46, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 04.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.A, vjeç 38, banues në fshatin Hudënisht. Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se më datë 04.01.2017, ky shtetas në Hudënisht, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij, shtetasit G.H, 40 vjeç. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datën 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen I.Z, vjeç 48, banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kërcënuar me mjete të forta motrën, P.Z, vjeç 52, banuese në Berat. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datën 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit S.D dhe K.D, vjeç 22 e 24, banues në fshatin Lapardha 2, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe sende të forta vëllezërit M.T dhe H.T, vjeç 21 e 14. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 05.01.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit D.B, B.B dhe O.K, vjeç 46, 35 e 25, banuese në Kuçovë, pasi dyshohet se më datë 04.01.2017, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës E.B, vjeç 32. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datën 05.01.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit H.Q dhe Y.Q vjeç 64 e 35, banues në Kuçovë, pasi shtetasi H.Q, është konfliktuar me komshiun e tij shtetasin T.T, vjeç 56, banues në Kuçovë. Gjatë shoqërimit shtetasi H.Q, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë dhe ka dëmtuar pasqyrën e mjetit të policisë gjithashtu djali i tij ka ndërhyrë dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Nenet 277, 236/2, dhe 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 04.01.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.M, vjeç 22, banues në fshatin Drizë, pasi dyshohet se më datë 03.01.2017, në Drizë, ka goditur me grusht e ka kanosur me thikë, shtetasit M.N dhe V.N, vjeç 29 e 67. Nenet 90 e 84 të Kodit Penal. 

Më datë 04.01.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e  urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin Q.M, vjeç 57, pasi dyshohet se djali, E.M, vjeç 25,  banues në fshatin Boçovë, ushtron dhunë psikologjike ndaj tij. Materiale i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 27.07.2006. 

Më datë 04.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, R.B, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 04.01.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.T, vjeç 55, banues në fshatin Dushk, pasi dyshohet se rreth orës 08:15, te “Rrotondua e Savrës”, u kap duke drejtuar mjetin tip “Ifa”, në të cilin kishte ngarkuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit të datës 20.12.2016 ku mbeti i plagosur shtetasi F.Ç, 52 vjeç, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, pas verifikimeve dhe punës hetimore të kryer, ndaluan shtetasin A.T, 47 vjeç, banues në Krutje, Lushnje. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 20.12.2016, në fshatin Krutje e Sipërme, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin F.Ç, 52 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 04.01.2017, Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas me precedent penal të mëparshëm, për vjedhje të kryera në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Arrestohen shtetasit L.K, 39 vjeç, banues në Vlorë (i arrestuar më parë 2 herë për "Vjedhje"). K.Y, 33 vjeç banues në Berat (i arrestuar më parë 5 herë për "Vjedhje"). Policia ka bërë arrestimin e këtyre dy shtetasve për shkak se më datë 03.01.2017, janë kapur në flagrancë në një pallat në lagjen "Pavarësia", ku në bashkëpunim me njëri-tjerin u kapën duke vjedhur vajin e transformatorit të energjisë elektrike, në kabinën e këtij pallati. Policia ka sekuestruar materiale të ndryshme plastike (bidona, kova) të mbushura me vaj transformatori, si dhe ka bllokuar një automjet Volskwagen Passat, me të cilin dyshohet se transportohej sasia e vajit të vjedhur. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas kanë vjedhur vaj transformatori edhe në lagjen "24 Maji", ngjarje e ndodhur më datë 15.12.2016.
Gjithashtu, dyshohet se këta shtetas janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera (vjedhje-vaji) të kryera në lagjet: "1 Maji", "10 Korriku", "24 Maji", për të cilat Policia po punon për dokumentimin e plotë ligjor të tyre.

Më datë 02.01.2017, gjatë natës, në lagjen “Pavarësia”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit E.G, vjeç 35. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F.M, vjeç 56, banues në fshatin Tërbaç, se më datën 03.01.2017, në banesë, dyshohet se është ndjerë i kërcënuar me armë nga shtetasi F.B, vjeç 46, banues në fshatin Tërbaç, i cili është i sëmurë me probleme mendore. Nga verifikimet e kryera nuk rezulton se është bërë kërcënim me armë.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 04.01.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin V.P, vjeç 53, pasi dyshohet se i vëllai, shtetasi I.Z, vjeç 58, banues në Ksamil, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. 

Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim, pasi, në vendin e quajtur “Heremec”, në det, u gjet mjeti tip “Benz”, pronësi e shtetasit R.V, vjeç 32, banues në Sarandë, i cili ja ka shitur shtetasit L.Ç, vjeç 21, banues në Sarandë, i cili gjatë shkuarjes për peshkim, ka pësuar defekt dhe ka rënë në det.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, pasi në vendin e quajtur “Përroi Tolarit”, fshati Katundishtë, Këlcyrë, janë prerë disa pemë, arrë, në pronësi të shtetasit B.M, vjeç 55, banues në fshatin Katundishtë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 206 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 03.01.2017, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente shtetasja V.M, vjeç 46,  e cila ndodhet në spital, Tiranë, jashtë rreziku për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 04.01.2017, në banesë, është vetëhelmuar me bar miu shtetasja D.N, vjeç 40,  e cila ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 04.01.2017, rreth orës 17:00, në lagjen “Vasil Shanto”, është konstatuar e vjedhur banesa e pabanuar e shtetasit A.B, vjeç 87, ku kanë marrë suvenire të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit N.D, vjeç 41, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar se vidhte energji elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasve Z.N dhe M.N, vjeç, 60 e 24, banues në Berdicë, aktualisht në Itali, pasi, ka bërë kallëzim shtetasi E.Ç, vjeç 50, banues në fshatin Rranxa, se dyshohet se e kanë kanosur nëpërmjet telefonit. Nenet 84 dhe 130 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datën 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin Z.P, vjeç 32, banues në qytetin Bajram Curri, pasi, ka bërë kallëzim bashkëshortja, shtetasja B.P, vjeç 27, se dyshohet se më datë 30.12.2016, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Në vijim të Komunikatës së datë 02.01.2017, që bënë fjalë për braktisjen e fëmijëve nga shtetasja B.P, e shpallur në kërkim, më datë 04.01.2017,  u paraqit në komisariat dhe do të ndiqet në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprime të mëtejshme hetimore. Neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 03.01.2017, rreth orës 20.00, në ahurin e shtetases L.L, vjeç 45, banuese në fshatin Kandër, ka rënë zjarr ku është djegur një bagëti e trashë, si dhe çatia e ahurit. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë  nga pakujdesia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin D.F, vjeç 73, banues në fshatin Trebisht, pasi dyshohet se në fshatin Trebisht, ka pushtuar 660 m² tokë, në pronësi të shtetasit B.H, vjeç 37, banues në Trebisht. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 04.01.2017, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja e mitur O.B, vjeç 15, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat si ngjarje aksidentale.


IV. DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.T, vjeç 48, banues në Peqin, pasi dyshohet se më datë 21.10.2014, në afërsi të PKK Kakavije, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 04.01.2017, në P.K.K. Kapshticë, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasin H.H, vjeç 25, banues në Durrës, pasi dyshohet se iu gjet e bllokua pasaporta me dy vula të falsifikuara. Neni 190 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 04.01.2017, në SPKM Morinë, u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar K.D, vjeç 26, banues në Prishtinë, pasi Gjykata e Ahrensburg, Gjermani, ka urdhëruar arrestimin e tij për veprën penale “Vjedhja”. Neni 244 i Kodit Penal Gjerman.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...