Fier - Finalizohet operacioni policor i koduar "Vizitori"

Fierfierop vizitori 9.05.2019

Policia finalizon operacionin policor të koduar "Vizitori".

Vidhnin motoçikleta në Fier dhe i shisnin në Vlorë, policia zbardh vjedhjet dhe vë në pranga autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas një pune hetimore, zbardhën 4 vjedhje të ndodhura në Fier dhe ndaluan shtetasit:

E. M., 39 vjeç, banues në Vlorë.
S. T., 36 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 motoçikletat e vjedhur

Shtetasi E. M., vidhte motoçikletat në qytetin e Fierit dhe ja jepte shtetasit S. T., i cili më pas i shiste në Bishan të Vlorës. (Vjedhje këto të ndodhura gjatë muajit Prill)

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1