Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 19 Maj 2019:

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.DREJTORIA 2

Tiranë - tjetër operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor "Fitness". Operacioni nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana. Kapet dhe arrestohet një shtetas shumë i kërkuar nga drejtësia gjermane për "Vrasje me dashje", i dënuar më parë në Gjermani për “Vrasje, mbetur në tentativë”. Arrestohet edhe një shtetas tjetër për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe "Përkrahja e autorit të krimit", i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër. Shpallet në kërkim shtetasi që ju kishte lënë dy personave të arrestuar banesën e marrë me qera prej tij. Sekuestrohen drogë e armë zjarri. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni i Kërkimit në Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana finalizuan operacionin policor "Fitness". Si rezultat i operacionit në një palestër u bë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasit Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Ëiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schëenningen, më datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg. Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër. Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën e “Durrësit”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER me fishkekë, që dyshohet se i përkiste 23 vjeçarit, Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime me lëndë narkotike “Canabis Sativass”, që dyshohet se i përkiste shtetasit A.S. Njëkohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qera prej tij, 23 vjeçarin Sh. Kastrati.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe "Përkrahja e autorit të krimit".

Shkodër -vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet nga Policia e Shkodrës një person i shpallur në kërkim kombëtar, i denuar me 5 vite burg nga Gjykata e Shkodrës. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Valentin Gjeloshi, 30 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin e formës së prerë Nr.98, datë 13.03.2019, e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitja e narkotikëve ‘’, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/3 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 73 shtetas, konkretisht: 9 janë arrestuar në flagrancë, 3 janë ndaluar dhe 61 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 3 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Shkodër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja, në rrethana rënduese”; 1 në qarkun Kukës, i dënuar për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “ Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe 1 shumë i kërkuar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 13 raste, konkretisht: 8 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Korçë, 4 në Vlorë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Tiranë dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në qarkun Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të “Dhuna në familje”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 4 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, ndërsa për 7 rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 2 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 6 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 4 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Elbasan, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 5 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Shkatërrim prone”, 2 në qarkun Berat dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 rast të “Prishja e qetësisë publike”, në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në qarkun Elbasan, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku 1 autor është ndaluar dhe 2 janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1