Qerret-Spille. Vijon operacioni " Plazh i lirë". Lirohen nga Policia e Kavajës në plazhin e Qerretit dhe në Spille rreth 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme

Qerret-Spille.pl2
 
Vijon operacioni " Plazh i lirë", në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave "Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.
 
Lirohen nga Policia e Kavajës  në plazhin e Qerretit dhe në Spille  rreth 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.
 
Policia e Kavajës  sekuestron rreth 200 komplete  çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme.
 
Procedohen nga 2 përfaqësues  subjektesh konkretisht A.B  dhe E.H,  për veprat penale "Fshehja e të ardhurave",  "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe  "Pushtimi i tokës", pasi në Qerret dhe në Spille këta shtetas  kishin zënë hapsirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige në mënyrë të paligjshme. 
 
Policia e Kavajës  ka përcjellë dokumentat në Prokurori edhe për veprën penale  "Shpërdorimi i detyrës",  në ngarkim  të  zyrtarëve të tatim taksave në  Bashkinë Kavajë, të proceduar më parë gjatë operacionit "Plazh i Lirë"  të zhvilluar në Golem,  të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme.
 
Operacioni është në vijim në gjithë vijën bregdetare.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1