Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 15 Qershor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Tiranë - Vihet në pranga një tjetër i dyshuar si bashkëpuntor në ngjarjen e datës 09.04.2019 ku u vodhën me armë një sasi e kosiderueshme vlerash monetare në Aeroportin e Rinasit. Sekuestrohen sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë. Nga Sektori për Krime të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera, informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar të kësaj ngjarjeje kriminale e konkretisht i shtetasit H.K., 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë dhe në lekë. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim", " Grupi i strukturuar kriminal", " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”, “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë".

Gjirokastër - Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "BEFASIA". Arrestohen në flagrancë tre shtetas, 1 prej të cilëve me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavijë. Sekuestrohen mallra të ndryshme. Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kontrabandës së mallrave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P. Gjirokastër organizuan dhe zhvilluan operacionin "BEFASIA". Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit M.B., 31 vjeç, banues në Devoll, Xh.M., 28 vjeç, banues në Bilisht dhe M.M., 60 vjeç, banues në Tiranë, (me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavijë). Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në mjetin që drejtohej nga shtetasi M.B. dhe pasagjer shtetasi Xh.M., dhe gjetën një sasi mallrash të konsiderueshme me pije energjike dhe qumësht, për të cilat nuk kishin paguar detyrimet doganore. Nga hetimet e kryera rezultoi se doganieri M.M. kundrejt një sasie parash ka lejuar që shtetasit M.B. dhe Xh.M. të kalonin mallrat në hyrjen e Republikës së Shqipërisë pa paguar detyrimet doganore. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", " Shpërdorimi i detyrës", "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe " Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Tiranë - Evidentohen dhe goditen dy raste të armbëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen dy armë zjarri të tipit pistoletë. Në pranga dy posedeuesit e armëve të zjarrit. Në vijim të punën për parandlimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatimin të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo mbajnë në banesë armë zjarri, nga Forca e Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 3 është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi: A.D, 23 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është kapur me armë zjarri me vete në rrugën "Dervish Hatixhe" me një armë zjarri psitoletë e markës GLOCK- me një krehër me 15 copë fishekë luftarakë. Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 4, është parandaluar një rast i dhunës në familje me pasoja të mëtejshme, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. F. 42 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, u bë pas njoftimit të marrë se ky shtetas ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, Policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit B.F një armë zjarri me mulli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 118 shtetas, nga këta: 22 janë të arrestuar, 3 janë ndalur, 3 janë kapur nga kërkimi, 80 ndiqen në gjendje të lirë dhe 10 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur 3 persona pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht : 1 në qarkun Tiranë për veprat penale “Falsifikimim i vulave, stampave ose formulareve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”; 2 në qarkun Lezhë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 13 raste, konkretisht: 1 rast i "Plagosja e rëndë me dashje" është evidentuar në qarkun Tiranë; 3 raste të "Plagosje e lehtë me dashje" janë evidentuar në qarkun Tiranë; 7 raste të "Dëmtime të tjera me dashje" janë evidentuar në qarkun Tiranë, Lezhë, Shkodër dhe Dibër; 2 raste të " Kanosja" janë evidentuar në qarkun Tiranë.

Janë evidentuar 4 raste të “Dhunës në familje”, konkretisht në qarkun Tiranë, Durrës dhe Korçë, me 2 autorë të arrestuar dhe 2 të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesë - padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 6 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 13 raste të “Ndërtimi pa leje”, konkretisht në qarqet Tiranë, Elbasan, Korçë, Berat, Shkodër, ku autorët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizim i lotarive të palejuara”, në qarkun Tiranë ku autori është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Prishja e qetësisë publike”, në qarkun Tiranë , me 2 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 7 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 6 shtetas që drtejtonin mjetin në gjendje të dehur konkretisht në qarkun Tiranë, Korçë, Fier, Lezhë, Vlorë, me 5 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 1 të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Shkatërrimit të pronës”, konkretisht në qarkun Elbasan dhe Dibër, me 3 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, ku autori po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4