Selenicë/Vlorë - Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike

Asgjësohen fidanë cannabis sativa, 2 armë zjarri dhe municion luftarak.arme

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorë, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Në vijim të kontrollit të territorit, Shërbimet e Policisë Selenicë në bashkëpunim me Strukturat e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në një zonë në territorin e fshatit Lapardha të Selenicës.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe asgjësuar fidanë cannabis sativa, si dhe ka gjetur të fshehura 2 armë zjarri (një automatik model 56' dhe një pistoletë model 54') si dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi J. L., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë; R. L. 28 vjeç dhe M. L., 28 vjeç, me banim në fshatin Lapardha, si bashkëpunëtorë të implikuar në lidhje me ngjarjen, ku vijon puna për kapjen e tyre.

Po në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale "Moskallëzim Krimi" shtetasi A. L, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve" të kryera në bashkëpunim.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1