Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 14 Korrik 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Kurbin/Lezhë - Finalizohet operacioni “LUKSI“, për vendosjen e sekuestro preventive të disa automjeteve luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete kriminale. Sekuestrohen 4 automjete luksoze dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestron edhe 4 automjeteve të tjera luksoze. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin zhvilluan Operacionin Policor “LUKSI“, për vendosjen e sekuestro preventive të disa automjeteve të shtetasit I.L., i ekstraduar në Itali për veprat penale "Falsifikim i dokumenteve" dhe "Grup i strukturuar kriminal". Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale". Bazuar në vendimin e datës 10.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin u vendos sekuestro preventive për katër automjete luksoze në pronësi të shtetasit I.L. Gjithashtu po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të katër automjeteve të tjera luksoze, të regjistruara në emra të familjarëve të shtetasit I.L. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtij shtetasi, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 57 shtetas, konkretisht: 13 janë arrestuar, 4 janë ndalur dhe 40 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 5 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Vlorë, 3 në Lezhë, 1 në PKK Hani i Hotit.

Në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast, në qarkun Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja”, në qarkun Tiranë, 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Durrës dhe 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Durrës, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë, me 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Dhuna në familje”, në qarkun Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 6 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, 1 në qarkun Vlorë, ku autorët janë arrestuar dhe 1 në Gjirokastër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si edhe 11 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 2 në Korçë, 1 në Berat, 3 në Vlorë, 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në qarkun Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 6 raste aksidentesh, me 9 të lënduar jashtë rrezkut për jetën.

Janë evidentuar 5 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Fier, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1