Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 06.01.2017
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 23 personave.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 9 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 3 persona për narkotikët.
1 person për krime ndaj personit.
Janë kapur 8 persona në kërkim dhe 2 persona për armëmbajtje pa leje.
Janë sekuestruar 3 armë zjarri, 1 armë e ftohtë dhe 1 dorezë metalike.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 56 persona.
Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.