Dibër, finalizohet me sukses operacioni "Distributori".

Dibërdistributori

Vijon puna për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Operacion i Koduar "Distributori".

Sekuestrohen 200 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë dy të rinj, njëri prej tyre i dënuar më parë për Plagosje e Vjedhje.

Lëndën narkotike do ta shpërndante në lokale pika bastesh e lojra fati, personi me precedent të mëparshëm penal.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpumin me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë marrë informacion në rrugë operative se në fshatin Bllatë njësia Administrative Maqellarë dy të rinj po përgatisnin lëndë narkotike për ta shitur në doza të vogla.

Menjëherë është organizuar puna ku janë kapur dhe  arrestuar në flagrancë  shtetasit :

E.K., 20 vjeç, banues në Majtar-Dibër, i cili posedonte lëndën narkotike.

Si dhe F.K., 21 vjeç, banues në Peshkopi (i dënuar më parë për veprat penale “Plagosje” dhe “Vjedhje”), i cili do ta shpërndante lëndën narkotike në qytetin e Peshkopisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 200 doza me peshë 200 gram lëndë e dyshuar cannabis sativa.

Mateialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”  parashikuar nga neni 283/2  i Kodit Penal.

distributori

distributori 1

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...