Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 19 Qershor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Tropojë - Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, datë 18.06.2019, ku disa shtetas kanë dëmtuar materialet zgjedhore në KZAZ Nr. 09, Bashkia Tropojë, tek Muzeu Historik, mbas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë 7 persona, konkretisht: A.G., 31 vjeç, banues Bajram-Curri-Tropojë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, I.M., 50 vjeç, banues në Bujan, Tropojë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, N.N., 32 vjeç, banues në Llugaj, Tropojë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, H.Gj., 53 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, B.P., 34 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë,  për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, A.G., 26 vjeç, banues në Cërnic, Tropojë. Arrestimi i tij u bë pasi ka thyer vendimin e Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka qenë me masën e sigurisë arrest shtëpie dhe A.G., 28 vjeç, banues në Cërnic, Tropojë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Shkodër - Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, datë 18.06.2019, ku disa shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë kryer veprime aktive, për të djegur me zjarr shkollën “Shejnaze Juka" në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër dhe materialet zgjedhore që ndodheshin në ambientet e kësaj shkolle, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas veprimeve hetimore, identifikimit të personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, bënë arrestimin në flagrancë të 5 personave, konkretisht: G. B., 29 vjeç, banues në lagjen “Ajasëm”, Shkodër, A. N., 41 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, punonjës i Policisë së Bashkisë Shkodër, A. G., 50 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, A. N., 39 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër dhe O. Th., 17 vjeç, banues në Shkodër. Janë shpallur në kërkim policor 14 shtetas dhe janë proceduar 2 të tjerë të cilët ndiqen në gjendje të lirë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë së Rendit publik”.

Durrës - Evidentohet dhe goditet një rast i armbajtjes pa leje. Arrestohet në flagrancë një shtetas që qarkullonte më armë zjarri. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Shërbimet e Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi D.M., 28 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Ky shtetas është kapur nga Shërbimet në lagjen Nr. 6, Durrës, duke lëvizur me armë zjarri tip "Ekol 99", e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Lezhë - Policia ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gj.M, ndodhur në sot, rreth orës 07:30. Policia e Lezhës menjëherë pas marrjes së njoftimit vijoi kontrollet e pandërprera për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku falë edhe bashkëpunimit me familjarët e autorit të dyshuar, në këto momente është bërë arrestimi i shtetasit T. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, si autor i dyshuar i vrasjes së 65 vjeçarit pas një konflikti për motive të dobëta. Gjithashtu u sekuestrua arma tip "Kallashnikov", me të cilën dyshohet se ka kryer krimin. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim" dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Vlorë - Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti të mundshëm midis dy personave. Tenton të vrasë me armë gjahu kurshuririn e tij, vihet në pranga nga policia autori. Mbrëmjen e djeshme pas marrjes së informacionit se në fshatin Babicë e Madhe ka konflikt me armë midis dy personave, menjëherë shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes duke bërë parandalimin e një vrasje të mundshme. Konkretisht në vendin e quajtur "Alikokë" Babicë e Madhe, shtetasi A. S., 44 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë gjahu (teke) shtetasin L. S., 46 vjeç, për motive të dobëta (kurshurinj me njëri-tjetrin). Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasit A. S, për veprat penale "Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive". Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 112 shtetas, konkretisht: 16 janë arrestuar në flagrancë, 11 janë ndalur dhe 85 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 6 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim: 1 në qarkun Tiranë, i dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”; 1 në qarkun Fier, i dënuar për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”; 1 në qarkun Vlorë dhe 1 në qarkun Gjirokastër, të dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në PKK Rinas, i dënuar për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim; 1 në SPK Kakavijë, e dënuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja”, në qarkun Vlorë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Gjirokastër; 7 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Korçë, 2 në Fier, 2 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Shkodër dhe 1 në Fier, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, si edhe janë plotësuar 13 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 2 në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 5 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Korçë dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 3 raste, në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në qarkun Tiranë, ku autori po procedoeht në gjndje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 2 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 2 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Është evidentuar 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në qarkun Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në qarkun Fier, i cili është arrestuar në flagrancë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4