Berat - Ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrit të tij, arrestohet në flagrancë nga policia për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Armëbajtja pa leje"

Beratberat 20.06.2019

Ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrit të tij, arrestohet në flagrancë nga policia për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Armëbajtja pa leje".

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

L.R, 30 vjeç, banues në Frashër, Patos.

Ky shtetas pasi ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në një fshat të Beratit, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.

Në vijim të veprimeve, Policia e Beratit ka marrë informacion se ky shtetas mbante armë pa leje në banesën e tij në fshatin Frashër, Patos.

Në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Patos, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit L.R, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat pë veprat penale, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", " Dhuna në familje", parashikuar nga nenet 278 dhe 130/a të Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4