Tropojë-Kukës. Ndalohen 2 persona të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjet e ndodhura në KZAZ Nr. 09, Tropojë dhe KZAZ nr.11, Kukës, datë 19 dhe 20.06.2019

Tropojë-Kukës.Drejtoria Kukes m

Ndalohen 2 persona të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjet e ndodhura në KZAZ Nr. 09, Tropojë dhe KZAZ nr.11, Kukës, datë 19 dhe 20.06.2019.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim;

-G.B., 38 vjeç, banues në Dojan, Tropojë.

Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim;

-L.Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.

Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, ”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” ,”Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative” , “Organizim i paligjshëm i tubimeve”, dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Materialet për veprime të metejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4