Shkodër - Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje

ShkodërpristoletaTTshkoder

Shkodër

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri vihet në pranga 25 vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri, pistoletë.

Nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kapet dhe arrestohet në flagrancë shtetasi L. M, 25 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë bërë ndalimin e tij pasi ky shtetas udhëtonte me motorr dhe gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pistoletë tip TT.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4