Përurohet Zyra e Shërbimit për Qytetarët në Komisariatin e Policisë Librazhd

LibrazhdWhatsApp Image 2019-07-16 at 13.20.05

Përurohet Zyra e Shërbimit për Qytetarët në Komisariatin e Policisë Librazhd

Në përfundim të rikonstruksionit të Zyrës së Shërbimit për Qytetarët në Komisariatin e Policisë Librazhd në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, financuar nga Programi SCAP dhe vënies në funksion të plotë të saj për t'i ofruar një shërbim sa më cilësor komunitetit, gjatë paradites së sotme u zhvillua ceremonia e përurimit, ku morën pjesë Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit për Sigurinë, Drejtori Vendor i Policisë, Kryetari i Bashkisë Librazhd, Zv/Ambasadorja Suedeze dhe drejtuesit e Programit SCAP.

Zyra e shërbimit për qytetarët do të ofrojë për rreth 82 mijë banorë një shërbim të unifikuar, cilësor dhe në kohë.

Fjala e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Arian Muça me rastin e inaugurimit të zyrës së pritjes së qytetarëve në Komisariatin e Policisë Librazhd.

I nderuar Ministër i Brendshëm z. Lleshaj

E nderuar Zv/Ambasadore znj.Burcher

I nderuar Kryetar i Bashkisë

Të nderuar drejtues të Projektit SCAP

Të nderuar punonjës të policisë së Komisariatit të Policisë Librazhd

Të nderuar pjesëmarrës,

Ceremonia e sotme është e një rëndësie të veçantë, pasi ne sot përurojmë Zyrën e Shërbimit të Qytetarëve, zyrë e cila vendos një urë komunikimi të ri mes Policisë dhe Qytetarëve edhe në rrethin e Librazhdit, urë komunikimi e cila vitet e fundit pothuaj është vendosur në shumicën e Drejtorive dhe Komisariateve të Policisë. E them këtë në shumicën e rasteve, pasi kemi dhe dy komisariate në qarkun Elbasan ku duhet të hapim zyra të tilla për t'u shërbyer qytetarëve.

Tashmë Komisariati i Policisë Librazhd ka një pamje më miqësore për qytetarët, ka një zyrë të re që ofron një shërbim të unifikuar, cilësor dhe në kohë, duke shmangur çdo anë negative që mund të jetë identifikuar deri sot dhe padyshim që ky ndryshim do çojë në rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia.

Policia e Shtetit, tashmë po aplikon filozofinë më të përparuar të policimit, atë të Policimit në Komunitet, ku në bashkëpunim të ngushtë me Programin Suedez, u bë i mundur përfundimi i rikonstruksionit dhe përmirësimi i kushteve të pritjes së qytetarëve. Shembull i kësaj punë është dhe zyra e pritjes së qytetarëve këtu në Komisariatin e Policisë Librazhd.

Ndaj dua të falënderoj partnerin tonë të suksesshëm, Programin Suedez (SCAP), i cili është financuesi i këtij projekti kaq komod, që i shtohet listës së ambienteve në shërbim të qytetarëve, të rikonstruktuara në DVP Elbasan, ku para pak muajsh përfundoi rikonstruksioni i Sallës së Komandimit, i një zyre për SPZ e investime të tjera nga ky     program.

Në punën tonë të përditshme ne kemi aleat kryesor qytetarin dhe për këtë punojmë çdo ditë që ta ruajmë dhe ta forcojmë këtë aleancë, pasi ndërtimi i një partneriteti solid jo vetëm me qytetarin por edhe me pushtetin vendor është domosdoshmëri për të rritur parametrat e sigurisë.

Policia e Shtetit, vitet e fundit ka përsosur format dhe mënyrat e komunikimit me qytetarët, ku përveç numrit unik 112 ku janë grupuar gjithë numrat e shërbimeve emergjente, kemi një aplikacion që me kënaqësi e them është i vetmi në Europë, Komisariatin Dixhital, mjafton një klik nga çdo telefon celular për të denoncuar paligjshmërinë në çdo cep të vendit.

Në kuadër të strategjisë së Policisë së Shtetit për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të punës, modernizimin e pajisjeve dhe teknologjisë për policinë është rasti për të theksuar se në buxhetin e Policisë së Shtetit është parashikuar të fillojnë punimet edhe për rikonstruksionin e godinave në DVP Elbasan.

Të nderuar pjesëmarrës.

Duke pasur besim tek profesionalizmi dhe përkushtimi i çdo punonjësi policie, dua të siguroj të gjithë qytetarët e qarkut Elbasan se Policia është e angazhuar, e motivuar dhe e vendosur për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, duke krijuar një ambient shoqëror sa më të sigurt.

WhatsApp Image 2019-07-16 at 13.20.061

WhatsApp Image 2019-07-16 at 13.20.09

WhatsApp Image 2019-07-16 at 13.20.10

WhatsApp Image 2019-07-16 at 13.20.121

WhatsApp Image 2019-07-16 at 13.20.13

WhatsApp Image 2019-07-16 at 13.20.131

WhatsApp Image 2019-07-16 at 13.20.16

WhatsApp Image 2019-07-16 at 13.20.20

WhatsApp Image 2019-07-16 at 13.20.34

WhatsApp Image 2019-07-16 at 13.20.36

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 16 Korrik 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Gjirokastër - Vijon puna për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar "Sopoti". Operacioni nga D.V.P. Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër. Arrestohen në flagrancë 5 shtetas nga Lazarati. Gjatë kontrollit në oborret e banesave të tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, gjithashtu mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, në oborret e 5 banesave u konstatuan të kultivuara bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat, S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë, M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat, H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat, B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Shkodër - Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë. Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim i dënuar edhe më parë për vjedhje. Nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim S. M. 46 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, pasi ishte i shpallur në kërkim. U bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Vlorë - Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Arrestohet provizorisht 40-vjeçari E. F., lindur në Fier dhe banues në Vlorë, për veprat penale "Organizatë kriminale”, ”Shfytëzim prostitucioni” dhe “Skllavërim". Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana, kanë bërë kapjen e 40-vjeçarit në qytetin e Vlorës duke e vendosur para përgjegjësisë penale. Autoritetet gjyqësore italiane konkretisht Gjykata e Milanos Itali, me anë të një vendimi në vitin 2005, e ka dënuar shtetasin E. F me 6 vite burgim për veprat penale "Organizatë kriminale”, “Shfytëzim prostitucioni” dhe “Skllavërim" parashikuar nga nenet 99, 81, 110, 602 dhe 416 të Kodit Penal Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 77 shtetas, konkretisht: 15 janë arrestuar në flagrancë, 3 janë ndalur dhe 59 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 3 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 1 në Tiranë për veprën penale “Dhuna në familje”; 2 në Vlorë, 1 për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, 1 për veprën penale “Vjedhja”.

Është arrestuar me qëllim ekstradimi 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 3 në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 5 në qarkun Gjirokastër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 2 në Kukës dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja”, në qarkun Durrës; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Dibër; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 2 në Korçë, 1 në Vlorë, 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Dhuna në familje”, në qarkun Tiranë dhe janë plotësuar 7 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 17 raste, konkretisht: 2 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë, si edhe 14 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 5 në qarkun Durrës, 1 në Korçë, 2 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 10 të lënduar jashtë rrezkut për jetën.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 1 në Korçë, 1 në Berat, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjirokastër - Finalizohet operacioni policor i koduar "Sopoti".

Vijon puna për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.4gjirokaster1

Finalizohet operacioni policor i koduar "Sopoti".

Operacioni nga D.V.P. Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas nga Lazarati. Gjatë kontrollit në oborret e banesave të tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, gjithashtu mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, në oborret e 5 banesave u konstatuan të kultivuara bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë;

M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat;

B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Policia Rrugore e Tiranës - 19 drejtues mjetesh të arrestuar gjatë javës

Tiranëdrageri15korrik

Krahas masave për menaxhimin dhe lehtësimin e lëvizjes së automjeteve drejt zonave bregdetare, kryesisht në rrugët urbane dhe interurbane kryesore, përgjatë fundjavës, rrugorët e kryeqytetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja fatale, kanë përqendruar shërbime me përzgjedhje, për evidentimin e shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidente rrugore.

Në funksion të këtij shërbimi, përgjatë fundjavës, janë:

• arrestuar në kushtet e flagrancës 19 shtetas, nga të cilët 11 për drejtim mjeti në gjendje të dëhur, 7 të papajisur me leje drejtimi si dhe 1 person për posedim të lëndëve narkotike dhe i papajisur me leje drejtimi.

• proceduar administrativisht 22 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi.

• proceduar administrativisht 220 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

• proceduar administrativisht 158 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• vendosur 1850 masa administrative për shkelje të tjëra të rregullave të qarkullimit rrugor.

Krujë - Finalizohet operacioni policor “Ndëshkimi”, 9 persona në pranga

Krujëarmet kruje 15 korrik

Finalizohet operacioni policor “Ndëshkimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga DVP Durrës, Policia e Krujës, SHÇBA-ja, me mbështetjen e Forcave të Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Arrestohen dhe ndalohen 9 persona, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Ekzekutohen edhe 3 masa sigurie “Detyrim paraqitje”

Sekuestrohen 3 armë zjarri, 5 armë gjahu dhe municion luftarak.

Asgjësohen fidanë kanabis të kultivuar, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë të Krujës.

Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, të kontrollit të pandërprerë të territorit, si dhe pas një hetimi 2 mujor me metoda speciale të hetimit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe SHÇBA - ja, e mbështetur nga Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit, finalizuan me sukses Operacionin Policor të Koduar “Ndëshkimi”.

Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” për shtetasit:

V. B., 50 vjeç, banues ne fshatin Mafsheq, Krujë.

R. B., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Sh. X., 48 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.

M. K., 28 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.

K. K., 46 vjeç, banues në fshatin Selitë të rrethit Kurbin.

B. I., 26 vjeç, banues në fshatin Malbardhë të rrethit Kurbin.

H. P., 52 vjeç, banues në Krujë, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K. , 58 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shqezë, Krujë, kapja dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit F. B., 35 vjeç, banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, të dy për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë".

U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. B., banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.

U bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Detyrim paraqitje” për tre shtetas Y. K., Xh. B dhe A. B., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllezuar të fshatit Shqezë të rrethit Krujë.

Gjithashtu, gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave të këtyre shtetasve dhe ambienteve përreth tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri "pushkë", 5 armë gjahu, municion luftarak dhe 17 aparate celulare.

Vazhdon puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4