Masat për sezonin

 Nga ana e drejtorive të policisë së qarqeve për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike u morën edhe masat e mëposhtme:

-          Kryerja e shërbimeve të strukturave vendore të policisë u bë në përputhje me plan vendosjet e miratuara për këtë qëllim, ku në vartësi të shtimit të fluksit të pushuesve, ka patur edhe shtim të numrit të shërbimeve policore.

-          Nga data 1 Gusht e në vazhdim shërbimet në plazhe dhe zona turistike me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm kaluan në sistem shërbimi të përforcuar 12 orësh.

-          Ka pasur një angazhim maksimal të drejtuesve të strukturave vendore të rendit publik në funksion të zbatimit të detyrimeve për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

-          Paraqitja e jashtme dhe kompletimi me pajisje policie i punonjësve të angazhuar me shërbim në zonat turistike/plazhe ka qenë e rregullt dhe janë zbatuar me korrektësi kërkesat e Kodit të Etikës së Policisë në komunikim me qytetarët.

-          Gjatë kësaj periudhe nuk janë evidentuar ngjarje të rënda kriminale në zonat turistike dhe të plazheve, me përjashtim të rastit të plagosjes me armë zjarri të një shtetaseje Çeke në Velipojë, ku pas një konflikti ndërmjet dy shtetasve shqiptar, autori i kësaj ngjarje shtetasi S.H. ka përdorur armën e zjarrit dhe për pasojë është plagosur shtetasja e mësipërme e cila nuk kishte lidhje me konfliktin e mësipërm. Janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, është dokumentuar ngjarja dhe është shpallur në kërkim shtetasi S.H., vjeç 31.

-          Gjatë këtij sezoni turistik një punë e mirë është bërë në drejtim të parandalimit të vjedhjeve me dhunë të pasurisë së turistëve të huaj përgjatë akseve rrugore dhe zonave turistike.

Në zonat turistike/plazhe janë evidentuar 99 vepra penale dhe janë zbuluar 54 vepra penale.

Kjo situatë kriminale krahasuar me vitin 2013 është 14% me e ulët në drejtimin e vjedhjeve të dyqaneve e lokaleve të tregtisë, si dhe 34% më pak vjedhjet e automjeteve, si dhe forca zbuluese është rritur me 11% krahasuar me vitin e kaluar.

-          Gjithashtu një punë e mirë është bërë në drejtim të zbulimit gjatë kësaj periudhe të ngjarjeve të vjetra të ndodhura më parë, ku vetëm për tendencat e mësipërme janë zbuluar 66 vepra penale të ndodhura para kësaj periudhe.

-          Edhe në rastet e ngjarjeve aksidentale të mbytjes së shtetasve në det në plazhet Sarandë, Divjakë, Golem, Shëngjin dhe Pogradec, punonjësit e policisë me të marrë njoftimin janë angazhuar për dhënien e ndihmës dhe kanë kryer veprimet procedurale përkatëse.

-          Në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës u morën masat për shuarjen e zjarreve të rëna në zonat e pushimit, turistike/plazhe duke bërë edhe evakuimin e pushuesve.

-          Janë marrë masat e duhura të sigurisë për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve masive, festive të zhvilluara në zonat turistike/plazhe, ku nga më kryesoret mund të përmendim;

-          “Nata e Bardhë” në Vlorë,

-          Aktiviteti i zhvilluar në kuadër të Mis Shqipëria 2014, në Vlorë,

-          Edicioni i Dytë i Festivalit të Muzikës Moderne, zhvilluar në plazhin e Drimadhes, Dhërmi,

-          mbështetja e aktiviteteve të Shtëpisë Filmike Orafilm Marubi, në Vlorë,

-          mbarëvajtjen e udhëtimit familjarizues të shoqatës turistike ndërkombëtare e turizmit dhe aventurës “A.T.T.A”, etj.

-          Janë marrë masa për të shoqëruar stafetë grupe turistësh vendas apo të huaj.

-          I është dhënë ndihmë turistëve të huaj gjatë rrezikimit për mbytje dhe gjatë kërkesave për ndihmë në zona të thella malore.  

-          Nga ana e strukturave vendore të policisë janë marrë të gjitha masat e duhura për zbatimin me korrektësi të detyrimeve që dalin nga Akti Normativ i Këshillit të Ministrave Nr. 2, datë 25.07.2012 “Për krijimin e Task - Forcës për marrjen e masave të menjëhershme ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane dhe zonat turistike bregdetare”, si dhe të urdhrave të Prefektëve të Qarqeve “Për ngritjen e Task - Forcës për menaxhimin turistik veror në nivel qarku”.

-          Në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Memorandumin e Bashkëpunimit “Mbi organizimin e shërbimeve të përbashkëta të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Shërbimit Policor të Kosovës, në akset rrugore të Republikës së Shqipërisë”, nënshkruar në Prizren më datë 28.06.2014, u caktuan me shërbim në vendin tonëgjatë sezonit turistik verorpër bashkëpunim me policinë rrugore 3 patrulla të Kosovës me nga 2 punonjës policie, me nga 1 automjet secila patrullë.

-          Në zbatim të detyrimeve të përcaktuar në Protokollin e Marrëveshjes në mes Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të Malit të Zi, “Për bashkëpunimin gjatë sezonit turistik 2014”, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë komanduar me shërbim në funksion të shërbimeve për sezonin turistik veror 4 punonjës policie të Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër të cilët kryen shërbim në Stacionet e Policisë në Budva dhe në Ulqin.

Disa nga treguesit e punës/rezultatet e shërbimeve të drejtorive të policisë së qarqeve në plazhe për periudhën 1 Qershor – 31 Gusht 2014, janë si më poshtë:

  • Kapur autorë të V.P në flagrance - 338
  • Kapur persona në kërkim – 24
  • Kapur armë zjarri pa leje – 10
  • Kapur armë të ftohta pa leje - 4
  • Procedime penale për ndotje akustike/ prishje rendi e qetësisë publike – 39
  • Monitorim të zhurmave në b/punim me inspektoratet e tjera shtetërore – 368
  • Raste të marrjes dhe trajtimit të njoftimeve për largim/humbje të personave (fëmijë, etj) – 748
  • Masa administrative/gjoba – 1252
  • Dhënie ndihme në raste rrezikimi për mbytje të shtetasve vendas/huaj – 67
  • Dhënie ndihme në raste të rënies së zjarreve – 23
  • Subjektet ekonomike që gjenerojnë zhurma pas orareve të përcaktuara, - 208

-          Ndërhyrje në raste konfliktesh – 1352.

Gjatë këtij sezoni, në zonat turistike/plazhe u angazhuan me shërbim edhe strukturat e FNSH, gjithsej 144 punonjës policie dhe 16 mjete, sipas planifikimit të bërë në Planin Operacional të Departamentit të Sigurisë Publike, e konkretisht:

-          Në mbështetje të Policisë Rrugore me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë u caktuan në detyrë 24 forca NSH për 60 ditë.

-          Në mbështetje të drejtorive të policisë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë (Kavajë), Fier, Vlorë e Korçë janë angazhuar me shërbim në fundjavë nga 1 - 2 grupe të NSH me 95 forca dhe 12 mjete, ndërsa,

-          Në qarqet Durrës dhe Vlorë, për një kohë 30 - 45 ditë, çdo ditë janë angazhuar me shërbim në plazhe 25 forca dhe 4 mjete.

Drejtoria e Policisë Rrugore, në përmbushje të misionit të saj për menaxhimin e strukturave qendrore e vendore për rritjen e standardeve të sigurisë në rrugë, mbarëvajtjen e trafikut, parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe bashkëpunimit me komunitetin për rritjen e sigurisë në rrugë, gjatë kësaj periudhe ka angazhuar me shërbim për sezonin turistik këto forca dhe mjete:

-          Punonjës të Policisë Rrugore të angazhuar ……..184.

-          Mjete të Policisë Rrugore të angazhuar …………..41.

-          Motoçikleta të Policisë Rrugore të angazhuar …...33.

Për periudhën 01.06 – 31.08.2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë përmirësuar treguesit e punës dhe konkretisht:

PERIUDHA

Aksidente

Të Vrarë

Plagosur Rëndë

Plagosur Lehtë

Masa

Administrative

Te Arrestuar

Për pije&pa leje drejtimi

01.06.2013–31.08.2013

620

92

133

624

62.197

-

01.06.2014–31.08.2014

514

73

85

548

146.464

723

Diferenca

- 106

- 19

- 48

- 76

+84.267

+ 723

Edhe strukturat e policisë për kufirin dhe migracionin është impenjuar për realizimin me korrektesë dhe cilësi të detyrimeve për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike në zonat turistike/plazhe, duke angazhuar me shërbim;

-          116 punonjës policie;

-          20 mjete lundruese.

Disa nga treguesit kryesor të punës janë:

-          Ndërhyrje (dhënie ndihme) për shpëtimin e jetës së pushuesve vendas dhe te huaj në 97 raste me 162 persona;

-          Masa administrative ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese, gjoba në 68 raste 822 800 lekë.

-          Ndërhyrje për parandalim konflikti 20 raste;

-          Persona të kapur në kërkim 1 rast;

-          Bllokim administrative 1 mjet lundrues tip skaf;

-          Sekuestrim në 1 rast motor uji;

-          Bllokim motoçiklete 1 rast.

-          Persona të ndaluar (për vjedhje) 1 rast;

Megjithëse kishte një shtim të fluksit të pushuesve në zonat turistike/plazhe, gjatë sezonit turistik verorë 2014, nga strukturat e policisë së; rendit, krimeve, rrugore, NSH, për kufirin dhe migracionin pati një vlerësim dhe angazhim maksimal, si dhe ndjenjë përgjegjësie në përmbushjen e detyrës duke bërë të mundur mbarëvajtjen dhe përmirësimin e treguesve të punës së Policisë së Shtetit, krahasuar me vitin 2013.

Eksperiencë e mirë punës së strukturave të policisë në marrjen e masave për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë sezonit turistik veror 2014 dhe risitë e këtij sezoni janë një bazë e rëndësishme për përmirësimin e mëtejshëm të punës për sezonin e ardhshëm turistik veror 2015.

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...