Masat e marra

Strukturat e Policisë së Shtetit prej mëngjesit të ditës së sotme kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike  në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal. Më tepër

Rezultatet e operacionit

Në përfundim gjatë 8 ditëve të operacionit policor u identifikuan 313 parcela dhe u asgjësuan 136 468 rrënjë bimë narkotike. Filloi ndjekja penale për 6 autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj policisë, të cilët u shpallën në kërkim. U arrestuan  3 autorë Më tepër

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 02 Prill 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

-Shkodër /Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “BARDHAJ”. Goditet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 151 kg marijuanë dhe dy automjete. Arrestohen ne flagrancë 3 shtetas. Nga Strukturat e DVP Shkodër, mbi bazën e një pune të mirëfilltë operative policore, pasi janë grumbulluar informacione në lidhje me një grup kriminal që ka lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike drejt Malit të Zi, u finalizua me sukses operacioni policor “Bardhaj", ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. P., 25 vjeç, banues në Shkodër; R. B., 42 vjeç, banues në Danilograd, Mali i Zi. ; M. R., 36 vjeç, banues në Nikshiq, Mali i Zi. Kapja dhe arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi nga kontrolli në brendësi të mjetit tip furgon “Volkswagen” me targa malazeze, i cili ishte futur në Shqipëri nëpërmjet PKK të Hanit të Hotit nga shtetasi R.B, u konstatuan 25 paketime polisteroli, 13 nga të cilat kishin brenda tyre lëndë narkotike të dyshuar "marijuanë" me peshë totale 151 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 automjete, 5 telefona celularë, 1 palë dylbi dhe një sasi eurosh. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”, vepra këto të parashikuara nga nenet 283/a/2, 22 dhe 283/2 të Kodit Penal.

-Krujë /Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, ku në Nikel të Krujës, u përfshi nga flaket një mobilieri. Falë reagimit profesional dhe në kohë të shërbimeve të Policisë së Krujës, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 26 vjeç dhe N. M., 58 vjeç, banues në Tapizë, Krujë. Arrestimi i tyre u bë pasi, për motive të dobëta në bashkëpunim me njëri tjetrin, në orën 02:50, të datës 1 prill në Tapizë, i kanë vënë zjarrin mobilierisë në pronësi të shtetasit B. D.,55 vjeç, banues në Tapizë. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit të arrestuar N. M., është gjetur një armë zjarri "pushkë", model 56, pa lejen përkatëse, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", parashikuar në nenet 151/2, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

-Lezhë / Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të minave me telekomandë. Finalizohet operacioni "The long way", i ndjekur me metoda proaktive. Sekuestrohen 3 mina të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë, 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe 1 telefon celular. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kerkim. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur përpara përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar "The long way", duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.L. 23 vjeç, banues në Vlorë. - A. E. 21 vjeçe, banuese në Vlorë. Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit     E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë). Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë. Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve plasëse" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" parashikuar nga nenet 282/a/2 dhe 283/2 të Kodit Penal.

-Sarandë /Operacion antidrogë i koduar "Likojani". Operacioni nga Policia Kufitare e Sarandës. Goditet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 22 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Arrestohen në flagrancë dy transportuesit e lëndës narkotike, si dhe shpallen në këkrim dy të tjerë. Në vijim të punën për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet kufirit jeshil, Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në afërsi të Likojanit, kanë evidentuar dhe kapur dy shtetas që po transportonin dy çanta ku brenda tyre kishte 22 kilogramë lëndë narkotike. Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në Komisariatin e Polciisë Sarandë, ku në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. H., 31 vjeç, lindur dhe banues në Berzhit,Tiranë. G. P., 29 vjeç, lindur dhe banues në Polis, Librazhd. Po në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë shpallja në kërkim e dy shtetasve të tjerë A.XH dhe D.A, ku vijon puna për kapjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.

-Kukës / Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon një ngjarje të rëndë kriminale. Arrestohet në flagrancë autori, si dhe i bllokohet arma e gjahut. Është marrë informacion se një shtetas ka kërcenuar shtetasin V.S, për shkak të detyrës, menjëherë strukturat e Policisë të Komisariatit dhe DVP Kukës kanë vlerësuar informacionin dhe organizuar punën, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit; -P.H., vjeç 40, banues në Kukës. Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi P.H., ka kërcënuar shtetasin V.S., vjeç 46, banues në Kukës, për shkak të detyrës, dhe është larguar në banesë për të marrë armën e gjahut të cilën e posedonte me leje, ku është rikthyer përsëri, duke prishur dhe qetësinë publike, dhe në këto momente falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

-Tiranë.Finalizohet operacioni policor i koduar “Përshpejtimi”. Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Bie në pranga një shtetas arab, i cili në bashkëpunim me dy shtetas shqiptar, u premtonin shtetasve të huaj me kombësi egjiptiane se mund t’ju siguronin pasaporta të shtetit shqiptar në këmbim të një shume të konsiderueshme në euro. Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Përshpejtimi”, arrestoi shtetasin: T. M., 41 vjeç, lindur në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe banues në Tiranë. Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjëndje të lirë shtetasi E. M., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasia M. M., 49 vjeçe (të dy shtetas shqiptar). Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke u kamufluar si investitor dhe partner për investime në Shqipëri, u premtonin shtetasve të huaj me kombësi egjiptiane të cilët shfaqnin interes se mund t’ju siguronin atyre pasaporta të shtetit shqiptar për shuma që varionin mbi 20 000 euro. Nga hetimet e kryera ka rezultuar dhe është provuar se shtetasit e lartpërmendur ndërmjet një zyre binjakëzimi midis Emirateve të Bashkuara dhe Tiranës, ju kanë marrë disa shtetasve shuma të konsiderueshme në euro duke ju premtuar leje qëndrimi dhe pasaporta shqiptare (por që nuk kanë bërë të mundur dot as aplikimin për dokument të tillë si pasaporta dhe leja e qëndrimit për shkak të rregullave dhe dokumentave strikte që kërkoheshin nga zyra e kufirit dhe migracionit). Në cilësin e provës materiale janë sekuestruar: Zyra në Tiranë e shtetasit të arrestuar arab; Tre njësi kompjuterash të ndryshëm; Një aparat celular; Dokumenta të ndryshme. Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Mashtrim”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga nenet 143/2, 180 dhe 181 të Kodit Penal.

Kurbin-Mega operacioni i koduar "Godull 2019", për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni nga Komisariati i Policisë Kurbin, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe FNSH-ja. Sekuestrohen armë zjarri e municione luftarake, kubikë të porsa mbjellë me kanabis dhe lëndë narkotike kokainë. 5 persona në pranga dhe 2 në kërkim. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur Godull, është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar "Godull 2019". Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras. K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë. K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras. Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë. V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin Gjithashtu u shpallën në kërkim dy persona që po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Gjatë operacionit në territor në Godull Adriatik, në Njësinë Administrative Fushë Kuqe në Kurbin, u evidentuan kubikë të porsa mbjellë me fara kanabisi, si dhe sende të tjera që do të shërbenin për kultivim të bimëve narkotike. Më cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa, 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë, 2 armë zjarri "pistoleta", 1 armë zjarri automatik, 1 armë gjahu "shotgun", 680 fishekë , dylbi e thikë. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të proceduar u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim", "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" .

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 115 shtetas, nga këta: 38 janë të arrestuar, 4 ndaluar nga kërkimi, 64 ndiqen në gjendje të lire, dhe 9 janë shpallur në kërkim.

Janë ndalur 3 persona në kërkim, konkretisht: 3 persona për “Dhunë në familje”, në qarkun Tiranë, Durrës dhe Kukës.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 1 rast në qarkun Shkodër, me 3 autorë të arrestuar; 1 rast në qarkun Tiranë, me 1 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lire; 1 rast në qarkun Korçë, me 1 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Vlorë   me 2 autorë të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim; 1 rast në qarkun Lezhë me 5 autorë të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim;

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosjes”, janë evidentuar në qarkun Tiranë dhe Shkodër; 3 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje” janë evidentuar në qarkun Tiranë dhe Elbasan; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje” janë evidentuar në qarkun Korçë dhe Shkodër.

Janë evidentuar 4 raste të “Dhunës në familje”, konkretisht në qarqet Tiranë, Korçë dhe Vlorë , me 1 autor të arrestuar dhe 3 të proceduar në gjendje të lirë. Janë plotësuar 10 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të “Shkatërrimit të pronës”, konkretisht në qarqet Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 7 raste të “Ndërtimit pa leje” konkretisht: 3 raste në qarkun Elbasan; 1 rast në qarkun Korçë; 1 rast në Vlorë; 1 rast në Shkodër; dhe 1 rast në Dibër, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Ndotjes së ajrit” në qarkun Korçë; me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 9 shtetas të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 6 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit, konkretisht në qarqet Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës, dhe Dibër ; me 5 drejtues të arrestuar në flagrancë dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 12 drejtues mjeti të pa pajisur me leje drejtimi, , konkretisht në qarqet Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë, Lezhë, dhe Dibër ; me 10 drejtues të arrestuar në flagrancë dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Vjedhjes së energjisë elektrike” , në qarkun Shkodër , ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prerjes së paligjshme të pyjeve”, në qarkun Fier, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2