Masat e marra

Strukturat e Policisë së Shtetit prej mëngjesit të ditës së sotme kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike  në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal. Më tepër

Rezultatet e operacionit

Në përfundim gjatë 8 ditëve të operacionit policor u identifikuan 313 parcela dhe u asgjësuan 136 468 rrënjë bimë narkotike. Filloi ndjekja penale për 6 autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj policisë, të cilët u shpallën në kërkim. U arrestuan  3 autorë Më tepër

Kapshticë" Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike".

Kapshticë
 
kapshtice
 
Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike".
 
Sekuestrohet 68 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
 
Arrestohet në flagrancë transportuesi.
 
Më datë 05.04.2019, në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi G.Gj, 38 vjeç, banues në Divjakë, me mjetin tip “Toyota”.
 
Pas analizës së riskut të bërë nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, është bërë përzgjedhja dhe është ushtruar kontroll i imtësishëm në vijë të dytë dhe më pas në bashkëpunim me autoritetet doganore mjeti të cilin ky shtetas drejtonte, ka kaluar në procesin e skanimit, ku pas verifikimeve u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
 
68 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
 
Veprimet hetimore dhe proceduriale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.Gj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2