Masat e marra

Strukturat e Policisë së Shtetit prej mëngjesit të ditës së sotme kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike  në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal. Më tepër

Rezultatet e operacionit

Në përfundim gjatë 8 ditëve të operacionit policor u identifikuan 313 parcela dhe u asgjësuan 136 468 rrënjë bimë narkotike. Filloi ndjekja penale për 6 autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj policisë, të cilët u shpallën në kërkim. U arrestuan  3 autorë Më tepër

Shkodër - Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni”

Shkodërdrogashkoder3

Goditet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni”

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër

Sekuestrohen 204 kg. lëndë narkotike Marijuanë

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u zhvillua operacioni i koduar “Liqeni“, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi M. K. 33 vjeç në banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. B., 35 vjeç, banues në Shkodër

Në bazë të informacioneve policore dhe punës operative të bërë në lidhje me një grup kriminal që kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (Marijuanë) nga qyteti i Shkodrës në drejtim të Malit të Zi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, është marrë informacion se 2 shtetas po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Mbi bazën e këtij informacioni, është zhvilluar operacioni i koduar "Liqeni".

Si rezultat u bë kapja në flagrancë e shtetasit M. K., si dhe u shpall në kërkim D. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 204 kg. Marijuanë, 2 mjete një tip "Land Rover" dhe një mjet tip "Mercedes - Benz" , 4 telefona celularë, si dhe mjete që i përdornin për paketim e lëndës narkotike.

Droga shkoder1

Operacioni vijon për kapjen e shtetasit D. B.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

drogashkoder2

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe shitja enarkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 283/a/2 -22 dhe 283/2 të Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30