Masat e marra

Strukturat e Policisë së Shtetit prej mëngjesit të ditës së sotme kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike  në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal. Më tepër

Rezultatet e operacionit

Në përfundim gjatë 8 ditëve të operacionit policor u identifikuan 313 parcela dhe u asgjësuan 136 468 rrënjë bimë narkotike. Filloi ndjekja penale për 6 autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj policisë, të cilët u shpallën në kërkim. U arrestuan  3 autorë Më tepër

Mega Operacioni ndërkombëtar antidrogë “Brezi i gjelbër”

Gjatë Mega Operacionit ndërkombëtar antidrogë “Brezi i gjelbër”, ku u angazhuan qindra forca policore në 7 qytete të vendit tonë si dhe në disa qytete të Greqisë, në total janë arrestuar 61 shtetas shqiptarë dhe të megaoperacionihuaj.

Është sekuestruar mbi 1 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa, mbi 1 kg kokainë e heroinë si dhe sasi të konsiderueshme vlerash monetare euro, dollarë e lekë, municion luftarak, peshore elektronike, automjete dhe aparate celulare.

Janë goditur nga tetori 2018 deri në mars 20019, 11 raste në Greqi dhe 4 raste në Shqipëri.

Gjatë operacionit të djeshëm janë arrestuar 14 shtetas, u shpallën në kërkim 6 të tjerë si dhe u ekzekutuan 4 masa "Arrest në burg", për 4 shtetas, të cilët ndodhen në burg për vepra të tjera penale.

Në tërësinë e operacionit janë arrestuar 5 shtetas grekë, 1 shtetas bullgar dhe 1 shtetase ruse, ndërsa 54 shtetas janë shqiptarë. Gjithashtu gjatë operacionit është evidentuar dhe goditur edhe një rast korrupsioni në sistemin e drejtësisë në prokurorinë e Gjirokastrës.

 

mega1

mega2

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1