Masat e marra

Strukturat e Policisë së Shtetit prej mëngjesit të ditës së sotme kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike  në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal. Më tepër

Rezultatet e operacionit

Në përfundim gjatë 8 ditëve të operacionit policor u identifikuan 313 parcela dhe u asgjësuan 136 468 rrënjë bimë narkotike. Filloi ndjekja penale për 6 autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj policisë, të cilët u shpallën në kërkim. U arrestuan  3 autorë Më tepër

Fjala e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu gjatë takimit të Grupit Lokal të Koordinimit për zbatimin e Udhërrëfyesit rajonal për Armët e Vogla dhe të Lehta (AVL)

Fjala e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu gjatë takimit të Grupit Lokal të Koordinimit për zbatimin e Udhërrëfyesit rajonal për Armët e Vogla dhe të Lehta (AVL)drejtoriavl1

Tema për të cilën sot po diskutojmë është e një rëndësie të veçantë, pasi ndikon drejtpërsëdrejti në sigurinë e jetës dhe në cenimin e rendit dhe sigurisë publike.

Armët e zjarrit dhe municionet luftarake pa leje në duart e personave qofshin këta me precedent apo pa precedent penal janë burim rreziku për jetën e qytetarëve, si dhe një pengesë serioze për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

Policia e Shtetit në përmbushje të misionit të saj për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët vendas apo të huaj, bizneset dhe shoqërinë në tërësi, në vazhdimësi i ka kushtuar vëmendje të veçantë parandalimit të veprave penale të armëmbajtjes pa leje, por edhe të veprave të tjera penale që kanë të bëjnë me trafikimin e armëve, të municioneve. 

Nga vitit në vit forca evidentuese dhe goditëse ka ardhur në rritje, ku çdo vit në operacionet e saj ka arritur te kapë e sekuestrojë rreth 450-500 armë zjarri, por unë doja të theksoja se vetëm në katër mujorin e parë të këtij viti, Policia e Shtetit qoftë nëpërmjet planeve operacionale, qoftë nëpërmjet bashkëpunimit me qytetarët ka sekuestruar rreth 115 armë zjarri të vogla e të lehta, si dhe dhjetëra municione luftarake.

Miratimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit është një tjetër hap shumë i rëndësishëm në drejtim të parandalimit dhe goditjes së këtij fenomeni, ndaj në këtë aspekt, do të përgëzoja Komisionin Kombëtar për Armët e Vogla dhe të Lehta, për punën e bërë në hartimin e kësaj Strategjie, ku Policia e Shtetit është përkushtuar maksimalisht si në hartimin, ashtu dhe në zbatimin e strategjisë, duke vënë në dispozicion ekspertët e saj.

Ekspertët e Policisë së Shtetit janë aktualisht pjesë e Grupeve të Punës për përmirësimin e infrastrukturës ligjore për armët, si në Grupin e Kryesuar nga Zëvendësministri i Mbrojtjes për ligjet për “lëndët plasëse për përdorim civil” dhe “fishekzjarrët” ashtu dhe në procesin e SCREENING, për Kapitullin 24 “Drejtësia, liria dhe siguria”.

Ligji aktual “Për armët” ka përafruar pjesërisht direktivën e vitit 91 të Këshillit, dhe ka parashikuar kritere shumë restriktive për sa i përket pajisjes me autorizim për armë; do të veçoja dy aspekte; i pari, mosha mbi 25 vjeç; dhe aspekti i dytë është kushti që të mos jetë i evidentuar nga forcat e Policisë së Shtetit për vepra penale të dhunës në familje etj., si dhe mundësia e heqjes së këtij autorizimi në rast të këtij evidentimi.

Shqipëria ka nënshkruar dhe ratifikuar marrëveshjen me EUROPOL, për vendosjen e oficerit ndërlidhës të EUROPOL në Shqipëri, ndërkohë që Policia e Shtetit ka mbi 10 vite që ka vendosur oficerin ndërlidhës në Europol.

Me Urdhrin 245, të datës 4 Mars 2019,urdhërova të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit dhe miratova procedurën, për hedhjen e informacionit për armët e humbura dhe të vjedhura në Sistemin I-ARMS të Interpol. 

Policia e Shtetit ka filluar tashmë hedhjen e të dhënave në këtë sistem duke shënuar një hap të madh pozitiv në drejtim të gjurmimit ndërkombëtar të armëve.

Policia e Shtetit ka caktuar një koordinator për Ditët e Përbashkëta të Veprimit të EMPACT dhe ka marrë pjesë në Ditët e Përbashkëta të Veprimit. 

Gjithashtu, me mbështetjen e Francës, Policia e Shtetit u pranua si Anëtare Strategjike e projektit EMPACT OPC (organized property crime – krimi i organizuar kundër pronës).

Shqipëria menaxhon në mënyrë shumë të mirë kufijtë e saj, por trajnime të mëtejshme dhe mbështetja me pajisje janë gjithmonë të nevojshme. 

Do të përfitoja nga rasti, të falënderoja përsëri Zv/Ambasadorin Gjerman, për ndihmën e herë-pas-hershme që ka dhënë në këtë drejtim, dhe së fundi me automjete dhe pajisje vrojtimi për kufirin.

Këtë muaj hyri në fuqi marrëveshja me FRONTEX, dhe operacioni i parë i përbashkët me FRONTEX është parashikuar javët e ardhshme. Sigurisht që qëllimi i kësaj marrëveshje është luftimi i migracionit, por kërcënimet e migracionit janë të gjithanshme, dhe këto operacione do ti ndihmojnë sigurisë së kufirit shqiptar.

Gjithashtu investimet e qeverisë në Institutin e Policisë Shkencore, kanë rritur ndjeshëm forcën zbuluese të Policisë së Shtetit dhe goditjen ndaj veprave penale.

Inteligjenca kriminale dhe siguria kufitare do të jenë prioritet i Policisë së Shtetit, por me Policimin në Komunitet nuk kemi lënë mënjëanë as aspektin edukues.

Por nuk mund të mos theksoj se tërë kjo punë që është bërë veçanërisht nga Policia e Shtetit ka në themel edhe me mbështetjen e çmuar të partnerëve dhe donatorëve.

Duke përfunduar i mbetem besnik bindjes time se përkushtimi i punonjësve të policisë për të luftuar këtë fenomen, do jetë maksimal.

drejtoriavl2

Gjithashtu reformat dhe trajnimet në polici, reforma në drejtësisë, si dhe bashkëpunimi i qytetarëve me Policisë që për hir të së vërtetës po rritet nga dita në ditë ku tashmë qytetari është aleati më i rëndësishëm i Policisë së Shtetit, do të ndikojë ndjeshëm në parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe në rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë në vend.

Ju faleminderit.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30