Masat e marra

Strukturat e Policisë së Shtetit prej mëngjesit të ditës së sotme kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike  në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal. Më tepër

Rezultatet e operacionit

Në përfundim gjatë 8 ditëve të operacionit policor u identifikuan 313 parcela dhe u asgjësuan 136 468 rrënjë bimë narkotike. Filloi ndjekja penale për 6 autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj policisë, të cilët u shpallën në kërkim. U arrestuan  3 autorë Më tepër

Finalizohet me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “BISTRICA 2019”

Policia e Shtetitoperacionibistrica

Finalizohet me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “BISTRICA 2019”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.

Goditet një grup i strukturuar kriminal për trafik të lëndëve narkotike drejt Greqisë

Arrestohen dhe ndalohen 11 pjesëtarë të këtij grupi.

Arrestohet në flagrancë edhe një shtetas tjetër, ku gjatë kontrollit iu gjetën armë e municione.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore te Policisë Tiranë dhe Fier, si dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi proaktiv, përgjatë një harku kohor disa mujor duke aplikuar metoda speciale të hetimit, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “BISTRICA 2019”.

Gjate këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Xh., 29 vjeç, G. L., 41 vjeç, A. Xh., 40 vjeç, dhe E. L, 28 vjeç, të katërt banues në Fier.

Si dhe u ekzekutuan urdhrat e ndalimit për shtetasit:

P. K., 49 vjeç, B. K., 55 vjeç, E. A, 43 vjeç, të tre banues në banues në Patos-Fier.

A. M., 47 vjeç, S. D., 43 vjeç, F. L., 21 vjeç dhe G. S., 27 vjeç, të katërt banues në Fier.

Personat e mësipërm u kapën në flagrancë duke trafikuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në drejtim të Greqisë, një ngarkesë prej rreth 79 kg lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, e cila ishte e fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin që drejtohej nga shtetasi G. L.

Në kuadër të këtij procedimi me datë 05. 04. 2019, në PKK Kapshticë, është arrestuar në flagrancë shtetasi G. Gj., 38 vjeç, me banim në Lushnjë, i cili u kap duke transportuar për në drejtim të Greqisë rreth 68 kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sativa”, të cilën e kishte fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin tip “Toyota” që drejtohej prej tij.

Personat e arrestuar dhe te ndaluar kanë konsumuar elementët e veprave penale "Trafikimi i lëndëve narkotikëve” dhe "Grup i strukturuar kriminal në bashkëpunim".

Gjatë operacionit u arrestua në Mallakastër edhe shtetasi H. L, 52 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit Policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri automatike me 2 krehra me 60 fishekë si dhe 1 gjerdan me 30 fishekë.

Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në tërësi u sekuestruan:

147 kg lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa”;
4 automjete te markave te ndryshme;
Një sasi vlerash monetare
14 aparate celulare me karta sim të markave të ndryshme.
3 amë zjarri dhe municion luftarak.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30