Masat e marra

Strukturat e Policisë së Shtetit prej mëngjesit të ditës së sotme kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike  në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal. Më tepër

Rezultatet e operacionit

Në përfundim gjatë 8 ditëve të operacionit policor u identifikuan 313 parcela dhe u asgjësuan 136 468 rrënjë bimë narkotike. Filloi ndjekja penale për 6 autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj policisë, të cilët u shpallën në kërkim. U arrestuan  3 autorë Më tepër

Dibër - Policia, plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore

Dibërdiberndertime

Policia, plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Goditen 9 raste, nga këto: 6 raste të ndërtimeve pa leje dhe 3 raste për "Prerja e paligjshme e pyjeve"

Procedohen penalisht 9 shtetas si dhe sekuestrohen rreth 30 m3 lëndë drusore.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen krimeve mjedisore, si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë evidentuar dhe goditur 9 raste.

U proceduan penalisht shtetasit:

Z. D., A. P., dhe H. K, të tre banues në Dibër,

K. P., dhe A. K., banues në Mat

A. Sh., banues në Bulqizë

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu u proceduan penalisht:

A. M., banues në Mat, pasi u kap duke transportuar 6 m3 lëndë drusore, me automjetin tip kamion, pa dokumentacionin përkatës.

A. S., banues në Bulqizë, pasi në pikën e grumbullimit të subjektit të tij, u konstatuan rreth 20 m3 lëndë drusore e prerë, pa dokumentacion përkatës.

H. D., banues në Dibër, pasi u kap duke transportuar rreth 4 m3 lëndë drusore me automjetin tip furgon, pa dokumentacionin përkatës.

Lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Dibër dhe Mat, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe "Ndërtimi pa leje".

Policia e Dibër do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kontekst kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që ata konstatojnë, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital.

diberdru

diberndertime

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30