Masat e marra

Strukturat e Policisë së Shtetit prej mëngjesit të ditës së sotme kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike  në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal. Më tepër

Rezultatet e operacionit

Në përfundim gjatë 8 ditëve të operacionit policor u identifikuan 313 parcela dhe u asgjësuan 136 468 rrënjë bimë narkotike. Filloi ndjekja penale për 6 autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj policisë, të cilët u shpallën në kërkim. U arrestuan  3 autorë Më tepër

Devoll - Falë reagimit të shpejtë të Policisë, arrestohen në flagrancë 4 shtetas të cilët vodhën me dhunë 200 Euro dhe 2 celularë, dy shtetasve të huaj.

DevollDVP KORce New

Falë reagimit të shpejtë të Policisë, arrestohen në flagrancë 4 shtetas të cilët vodhën me dhunë 200 Euro dhe 2 celularë, dy shtetasve të huaj.

Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D.A, 19 vjeç
S.P, 17 vjeç
K.A, 22 vjeç
R.Sh, 21 vjeç, banues në Bilisht dhe në fshatin Pilur, Devoll.

Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, në afërsi të qytetit të Bilishtit, dyshohet se kanë vjedhur me dhunë 200 Euro dhe 2 aparatë celularë dy shtetasve të huaj.

Ndërhyrja e Policisë bëri të mundur kapjen e arrestimin në flagrancë si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të tyre.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1