Masat e marra

Strukturat e Policisë së Shtetit prej mëngjesit të ditës së sotme kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike  në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal. Më tepër

Rezultatet e operacionit

Në përfundim gjatë 8 ditëve të operacionit policor u identifikuan 313 parcela dhe u asgjësuan 136 468 rrënjë bimë narkotike. Filloi ndjekja penale për 6 autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj policisë, të cilët u shpallën në kërkim. U arrestuan  3 autorë Më tepër

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 13 Maj 2019:

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 32 shtetas, konkretisht: 6 janë arrestuar në flagrancë, 5 janë ndaluar dhe 21 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 4 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, i dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”; 1 në qarkun Durrës, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”; 1 në qarkun Berat, i dënuar për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”; 1 në qarkun Fier, i dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, konkretisht: 1 rast në qarkun Tiranë , me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në Elbasan dhë 1 rast në Lezhë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja”, në qarkun Shkodër; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në qarkun Korçë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të “Dhuna në familje”, në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 3 kërkesë - padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste në gjithë territorin, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërko në Librazhd, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorët e dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetasit S.Xh., ndodhur më datë 07.05.2019. Policia e Librazhdit në përfundim të veprimeve të para hetimore bazuar në prova të grumbulluara dhe informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim policor të 3 shtetasve,29, 19 e 15 vjeç, të tre banues në Librazhd, të dyshuar si autorë të vjedhjes, ku për arsye hetimore nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre. Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.Xh., ku kanë marrë një sasi parash dhe disa bizhuteri. Veprimet procedurale janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë menjëherë sa policia ka marrë njoftim për ngjarjen e ndodhur. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor si dhe për kapjen e autorëve

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 2 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në qarkun Elbasan dhe 1 në Korçë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në këtë kuadër është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Korçë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Ne fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në qarkun Kukës, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 në Vlorë, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku 1 autor është ndaluar dhe 2 janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30