Masat e marra

Strukturat e Policisë së Shtetit prej mëngjesit të ditës së sotme kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike  në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal. Më tepër

Rezultatet e operacionit

Në përfundim gjatë 8 ditëve të operacionit policor u identifikuan 313 parcela dhe u asgjësuan 136 468 rrënjë bimë narkotike. Filloi ndjekja penale për 6 autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj policisë, të cilët u shpallën në kërkim. U arrestuan  3 autorë Më tepër

Tiranë - vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Një tjetër i kërkuar për trafik të narkotikëve vihet nën pranga.tr

Shërbimi i Forcës së Posaçme Operacionale në zbatim të planit të masave për “Rritjen e paramterave të sigurisë, intesifikimin e masave investiguese, operacionale lidhur me gjetjen e personave në kërkim”, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin:

- F.M, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi, më datë 18.12.2018, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi edhe disa dokumente në gjuhën italiane të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve ky shtetas u procedua edhe për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, Tiranë.

video

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30