Masat e marra

Strukturat e Policisë së Shtetit prej mëngjesit të ditës së sotme kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike  në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal. Më tepër

Rezultatet e operacionit

Në përfundim gjatë 8 ditëve të operacionit policor u identifikuan 313 parcela dhe u asgjësuan 136 468 rrënjë bimë narkotike. Filloi ndjekja penale për 6 autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj policisë, të cilët u shpallën në kërkim. U arrestuan  3 autorë Më tepër

Tiranë - Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar "Proporcione".

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.op proporcione

Arrestohen në flagrancë dy shtetas , si dhe procedohen penalisht edhe dy shtetas të tjerë(njëri prej tyre shtetas italian).

Sekuestrohen 974 gramë të ndara në propocione gati për shpërndarje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në vijim të punës për parandalimin e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion të koduar "Proporcione", ku nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 3, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- S. K., 34 vjeç banues në Tiranë
- I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasi P. Z., 23 vjeç lindur dhe banues në Itali dhe shtetasi L. Z., 27 vjeç banues në Tiranë.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasëve S.K dhe I.K, policia ju gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 974 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, ndërsa shtetasit P.Z dhe L.Z, kanë ndihmuar shtetasit e arrestuar për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4