Masat e marra

Strukturat e Policisë së Shtetit prej mëngjesit të ditës së sotme kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike  në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal. Më tepër

Rezultatet e operacionit

Në përfundim gjatë 8 ditëve të operacionit policor u identifikuan 313 parcela dhe u asgjësuan 136 468 rrënjë bimë narkotike. Filloi ndjekja penale për 6 autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj policisë, të cilët u shpallën në kërkim. U arrestuan  3 autorë Më tepër

Port Durrës - Policia Kufitare godet një tentativë të kontrabandës së mallrave që paguhet akcizë

Port Durrësport durres 21.06.2019 1

Policia Kufitare godet një tentativë të kontrabandës së mallrave që paguhet akcizë.

Sekuestrohen 309 steka me paketa cigare.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave shtesë për parandalimin , evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë të autobusëve dhe kamionëve, në autobusin e linjës Maqedoni-Durrës-Bari, me drejtues shtetasin Q.S., kanë konstatuar të fshehura në brendësi të autobusit steka me paketa cigare të llojeve të ndryshme të pa deklaruara nga ana e drejtuesit të autobusit.

Menjëherë është njoftuar Grupi Hetimor, ku gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar , Policisë Kufitare dhe shërbimeve doganore, rezultoi se brenda autobusit ishin të fshehura 309 steka me paketa cigare të markave të ndryshme (3090 paketa), kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-Q.S.,32 vjeç, banues në Gostivar, për veprat penale "Kontrabanda me mallrat që paguhet akcizë" dhe "Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë ".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

port durres 21.06.2019 2

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4