Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Tiranë - Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme tek sheshi "Shqiponja", identifikohet e shpallet në kërkim autori i dyshuar


Tiranëd.p.tirane

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme tek sheshi "Shqiponja"

Identifikohet e shpallet në kërkim autori i dyshuar

Nga Sektori për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, në përfudim të veprimeve hetimore u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim të shtetasit:

• T. A., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Pasi rreth orës 21:25, në rrugën “Teodor Keko”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip ”Volkswagen”, të drejtuar nga shtetasi B. B., 34 vjeç, banues në Kamëz, ku për pasojë është plagosur në këmbë, drejtuesi i mjetit B.B., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale "Vrasje me paramendim" kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë , "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 78-22-25 dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit T.A.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6