Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 01 Prill 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.P., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sabaudin Gabrani”, nga kontrolli në mjetin tip “Volksvagen”, në pronësi të një kompanie, iu gjetën e bllokuan produkte ushqimore pa faturë tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës
Tiranë
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme tek sheshi "Shqiponja"
Identifikohet e shpallet në kërkim autori i dyshuar
Nga Sektori për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, në përfudim të veprimeve hetimore u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim të shtetasit:
T. A., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Pasi rreth orës 21:25, në rrugën “Teodor Keko”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip ”Volkswagen”, të drejtuar nga shtetasi B. B., 34 vjeç, banues në Kamëz, ku për pasojë është plagosur në këmbë, drejtuesi i mjetit B.B., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale "Vrasje me paramendim" kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë , "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 78-22-25 dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit T.A.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 31.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.Ç., vjeç 29, banues në Lezhë, pasi në rrugën e Rinasit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.L., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi më datë 30.03.2018, në fshatin Lanabregas, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lonçin”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.N., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bardhyl”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me motorin tip “Yinxiang”, me drejtues, M.H., vjeç 27, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar M.H., i cili pas mjekimit u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.F., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Zogu i Parë”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.M., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në autostradë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.A., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Durrësit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Smart”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në rrugën  “Arben Broci”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 1, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Elbasan
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
T.T., 45 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi para sheshit të Stadiumit “Elbasan Arena” duke drejtuar mjetin tip “Seat” veturë ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit duke u përplasur me një stol para stadiumit.
E.T., 35 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Luigj Gurakuqi” është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motorçikletën pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.M., vjeç 18, banues në fshatin Shushicë, pasi dyshohet se në rrugën “Kozma Naska”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Korçë
Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
L.R., 36 vjeç, banues në Maliq.
Arrestimi i tij u bë pasi pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Vlorë
Në vijim të punës për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë kapur e ndaluar shtetasin:
R.B., 25 vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale ''Trafikim i narkotikëve e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë'', të parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.

 Vlorë

Operacion antidrogë, sekuestrohet lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë pluhuri, çokollate dhe vaj hashashi.
Sekuestrohet 1 gomone, 5 automjete si dhe arrestohen 6 shtetas.
Operacioni nga DVP.Vlorë, Policia Kufitare dhe Delta Forcë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, Delta Forcë dhe Roja Bregdetare, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë zhvilluar një operacion antidrogë, të koduar ''SEA'', në të cilën morën pjesë 40 forca policie dhe u finalizua me sukses duke sekuestruar:
629.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë pluhuri,
6.9 kg lëndë narkotike, kanabis në formë çokollate,
900 gramë vaj hashashi,
5 automjete,
1 mjet lundrues tip gomone
Si dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
M.B., 24 vjeç, banues në Orikum,
B.Rr., 34 vjeç, banues në Orikum,
H.K., 24 vjeç, banues në Orikum.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur Pasha Liman, Orikum duke transportuar me automjet lëndën narkotike, me qëllim trafikimin e saj.
P.S., 40 vjeç, banues në Vlorë,
A.D., 35 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë,
E.B., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Ndërsa shtetasit e mësipërm u kapën në Sazan me mjetin lundrues tip gomone, me të cilin do të kryenin trafikimin e lëndës narkotike.
Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Trafikimi i narkotikëve'', të parashikuar nga nenet 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin E.A., vjeç 33, banues në fshatin Bishan, pasi në autostradën Levan-Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin V.R., vjeç 57, banues në fshatin Trevllazër, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeret M.Gj dhe R.T, vjeç 17 e 15, banuese në fshatin Fitore e Bishan, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin B.B., vjeç 30, banues në Vlorë, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se në Fushë Dukat, duke drejtuar motorin tip “Honda”, ka dalë nga rruga, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Sh.S., vjeç 32, banues në Gjirokastër, me detyrë faturist, pasi dyshohet se i ka bërë faturim fiktiv të energjisë elektrike, shtetasit J.H., vjeç 75, banues në fshatin Lazarat. Neni 248 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.03.2018, në lagjen “Qemal Stafa”, mjeti tip “Hynday”, ka aksidentuar shtetasin L.D., vjeç 57, banues në Shkodër, i cili pas mjekimit në spital, u largua në  banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290/1 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni për krimet e rënda
Kukës
Policia e Kukësit ka ekzekutuar urdhër-ndalimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për 23 shtetas.
Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë protestës së zhvilluar më datë 31 mars në Rrugën e Kombit, pranë Tunelit të Kalimashit, te kabinat e kalimit me pagesë të automjeteve, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe kanë shkatërruar me zjarr kabinat dhe disa zyra të kompanisë.
Jane ekzekutuar urdhër -ndalimet për këta shtetas:
-R. K., 23 vjeç, banues në Kukës.
-R.O., 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-F.O., 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Sh.S., 60 vjeç, banues në Kukës.
-Z.M., 48 vjeç, banues në Kukës.
-A.D., 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.
-Xh.G., 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-A.A., 28 vjeç, banues në Kukës.
-E. M., 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.
-E.C., 39 vjeç, banues në Kukës.
-L.R., 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.
-Sh.T., 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.
-Xh.H., 51 vjeç, banues në Kukës.
-Sh.T., 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.
-V.L., 31 vjeç, banues në Kukës.
-L.U., 33 vjeç, banues në Kukës.
-E.O., 25 vjeç, banues në Kukës.
-A.A., 21 vjeç, banues në Kukës.
-F. H., 33 vjeç, banues në Kukës.
-S.T., 33 vjeç, banues në Kukës.
-L. P., 60 vjeç, banues në Kukës.
-Sh.V., 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
-A.H., 49 vjeç, banues në Kukës.
Vijon puna për ndalimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim.
Materialet u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga nenet 150,151 e 236/2 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 31.03.2018, në rrugën “Mihal Grameno”, në banesë, është rrëzuar shtetësia K.B., vjeçe 24, e cila pasi ka marrë mjekim në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 31.03.2018, tek “Kopshti Botanik”, pranë banesës, shtetasit R.G., vjeç 56, kanë tentuar t’i vjedhin 4 gomat e mjetit tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.R., vjeç 32, banues në Tiranë, administrator i një firme, pasi dyshohet se në fshatin Bërxullë, në ambientet e kësaj firme, si pasojë e erës së fortë është shkëputur një hekur dhe ka dëmtuar punonjësin, shtetasin  G.B., vjeç 57, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 289 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 30.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin O.T, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ibrahim Rugova”, ka goditur me grusht, shtetasin D.H., vjeç 31, banues në Kavajë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.V., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Janar 2018, i ka marrë një sasi lekësh shtetasit A.R., vjeç 61, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen F.T., vjeçe 76, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, në banesë, me pretendimin se është pronë e saj, nuk ka lejuar të kryej punime shtetasin A.A., vjeç 47, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, shtetësia A.D., vjeçe 35, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Muhedin Llagami”, pranë banesës, i kanë vjedhur mjetin tip “Opel”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.D., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Asim Vokshi”, tek një karburant, në gjendje të dehur, ka kanosur me një pistoletë lodër çakmak, shtetasin M.B., vjeç 22, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u bllokua pistoleta lodër çakmak. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, rrugës për në spital, ka vdekur shtetasi S.N., vjeç 51, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.P., dhe B.I., vjeç 40 e 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Durrësit”, kanë goditur me grusht njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.D., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Don Bosko”, ka kanosur shtetasin B.Xh., vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 31.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Z.G., vjeçe 80, banuese  në Tiranë, pasi dyshohet se djali, shtetasi A.G., vjeç 68, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.03.2018, gjatë natës, në rrugën “Metush Luli”, shtetasi M.M., 34 vjeç, banues në Tiranë, ka kallëzuar se kanë vjedhur marketin ku ai është administrator, në të cilin kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, shtetasit D.Z., dhe Z.Z., vjeç 42 e 37, banues në Tiranë, kallëzojnë ndaj njëri- tjetrit, (për zjarrvënie) se në rrugën “Myslym Keta”, para banesës, i kanë vënë zjarrin barishteve, si pasojë është djegur 1 divan në banesën e D.Z. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.K., vjeç 28, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në fshatin Çekrezë, ka pushtuar një sipërfaqe tokë në pronësi të shtetasit A.N., vjeç 45, banues në Kamëz. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N.P., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Bathore, në banesën e shtetasit H.Xh., vjeç 53,  ka vjedhur një saldratiçe dhe baterinë e makinës. Punohet për kapjen e N.P. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.L., vjeç 52, banues në fshatin Dritas, pasi dyshohet se në këtë fshat, në lokal, ka kanosur me fjalë shtetasin G.Sh., vjeç 54, banues në Kodër Kamëz. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.Gj., vjeç 39, banues në fshatin Kashar, pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me sende të forta, vëllain, shtetasin N.Gj., vjeç 27, banues në Tiranë, i cili pasi mori mjekim në spital u largua në banesë. Punohet për shoqërimin e L.Gj. Neni 130/a i Kodit Penal.
         
Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit H.H., e F.E., vjeç 69 e 57, banues në Vorë, pasi dyshohet se në fshatin Muçaj, për pronësinë e një rruge, kanë bërë vetëgjyqësi ndaj njëri -tjetrit. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, në fshatin Marikaj, në rrugën “Dunga”, në oborrin e  banesës, shtetasit M.L., vjeç 31, i është djegur mjeti tip “Benz”. Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasit A.Gj., dhe I.Gj., vjeç 47 e 74, banues në fshatin Hajdaraj, pasi dyshohet se më datë 30.03.2018, në këtë fshat, A.Gj., ka kanosur me fjalë I.Gj., pasi I.Gj., me vetëgjyqësi, nuk ka lejuar A.Gj., të kalojë pranë banesës. Nenet 84 e 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.B., vjeç 20, banues në Shijak, bazuar në nenin 110/1 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen P.C., vjeçe 68, banuese në Durrës, pasi dyshohet se i biri, shtetasi L.C., vjeç 33, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Q.Th., vjeç 44, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 15, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, gjatë natës,  në lagjen nr. 4, para banesës, shtetasit R.Sh., vjeç 26, në  mjetin tip “Ford”, i kanë vjedhur dy celularë dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin K.K., vjeç 49, banues në fshatin Arrameras, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 31.03.2018 gjatë natës, në fshatin Zavalinë, është vjedhur me thyerje zyra Postare, ku kanë marrë një sasi lekësh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, në lagjen “Visarion Xhuvani”, shtetases A.B., vjeçe 36, banuese në Elbasan, para dyqanit të saj, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 31.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Z.B., vjeçe 29, banuese në Peqin, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi B.B., vjeç 34, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 31.03.2018, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim penal, shtetasi N.G., 56 vjeç banues në fshatin Sutaj Prrenjas, pasi i është larguar vajza shtetasja Sh.G., 21 vjeçe. Po punohet për gjetjen dhe kthimin e saj në banesë. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 31.03.2018, në lagjen nr. 13, është konstatuar vjedhja me thyeje e banesës së shtetasit A.Dh., vjeç 29, ku kanë marrë bizhuteri dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, në fshatin Belorta, në banesë, aksidentalisht ka rënë nga ballkoni, shtetësia H.B., vjeçe 77, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, si ngjarje aksidentale. 

Më datë 31.03.2018,  në lagjen nr. 4, në banesë, shtetasi V.P., vjeç 64, duke prerë dru me troko, aksidentalisht ka dëmtuar gishtat e dorës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, si ngjarje aksidentale. 

Më datë 31.03.2018,  në fshatin Moravë, ka rënë zjarr në pyllin me pisha, ku janë djegur 50 m2 shkurre e barishte. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, në fshatin Barç, është konstatuar vjedhja e magazinës të shtetasit P.V., vjeç 61, ku kanë marrë 1 troko, 1 trapan dhe 1 saldatriçe. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 31.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen V.L., vjeçe 36, banuese në Maliq, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi A.L., vjeç 46, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.A., vjeçe 37, banuese në Maliq, pasi dyshohet se vjehrra, shtetësia M.A., vjeçe 66, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.A., vjeçe 66, banuese në Maliq, pasi dyshohet se nusja e djalit, F.A., vjeçe 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 31.03.2018, në lagjen nr. 1, është konstatuar vjedhja e banesës të shtetasit S.H., vjeç 53, emigrant në Greqi, ku kanë marrë disa orendi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Kolonjë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim:
A.Sh., 21 vjeçe, banuese në Ersekë.
Ndalimi i kësaj shtetase u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 6 (gjashtë) muaj burg për veprën penale “Braktisja e fëmijëve” parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 31.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin R.A., vjeç 64, banues në Berat, pasi dyshohet se në banesë, i biri, shtetasi M.A., vjeç 31, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.03.2018, në Spitalin Rajonal të Beratit, 3 fëmijë që mjekoheshin nga gripi shfaqën shenja reaksioni. Grupi hetimor ka kryer veprimet ku nga veprimet e para rezulton se reaksioni nuk ka ardhur nga pakujdesia e mjekut  apo nga ndonjë medikament i skaduar. Materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin D.Sh., vjeç 22, banues në Berat, pasi dyshohet se i ka vjedhur nga qafa një varëse floriri, shtetases B.T., vjeçe 62, banuese në Berat. Punohet për kapjen e Davidit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin G.K., vjeç 61, banues në fshatin Zhepë, pasi dyshohet se më datë 29.03.2018, në banesë, në gjendje të dehur, ka djegur orenditë shtëpiake. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 31.03.2018, në fshatin Zharrëz, në banesë, ka vdekur shtetasi R.P., vjeç 68. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Më datë 31.03.2018, në fshatin Drizë, në banesë, është gjetur i vdekur foshnja. Nga veprimet e kryera, nuk ka shenja dhune. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 31.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Xh.A., vjeçe 42, banuese në Lushnje, pasi dyshohet se në banesë, xhaxhai, shtetasi A.H., vjeç 65, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnje. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,  “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 31.03.2018, në  Selenicë, pranë banesës, në  kasollen e bagëtive, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur shtetësia Sh.F., vjeçe 60. Nga veprimet e kryera rezultoi se kurohej nga një sëmundje e pashërueshme. Materialet u referuan në  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit A.C., D.T., K.D., R.D., dhe Y.M., vjeç 38, 35, 33, 41 dhe 56, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në Triport, nuk i janë bindur punonjësve të policisë, duke nxjerrë në det mjetin lundrues pa mbaruar praktikën e daljes në det nga punonjësit e policisë. Nenet 242 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin O.R., vjeç 28, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Kushtrimi”, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së Rendit, gjatë shoqërimit në Komisariat. Neni 236 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, shtetasi L.I., vjeç 31, banues në Vlorë, kallëzon se më datë 29.03.2018, i është larguar nga banesa vëllai, shtetasi K.I., vjeç 33, banues në Vlorë. Punohet për sqarimin e rrethanave të largimit dhe gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Informacion paraprak
Më datë 31.03.2018, në Zvërnec, është gjetur një varkë në breg të detit. Punohet për identifikimin e pronësisë së varkës.

Më datë 31.03.2018, në lagjen “Pavarësia”, para banesës, shtetasit Sh.A., vjeç 23, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i K P.

Informacion paraprak
Më datë 31.03.2018, në lagjen “Lirim”, pranë një banese gjatë punimeve është gjetur një granatë dore e ndryshkuar e cila u sekuestrua nga policia.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 31.03.2018, Specialistët e Seksionit të Policisë së Qarkullimit Rrugor, kanë arrestuar shtetasin: A.B., 44 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e policisë rrugore në aksin rrugor Dhërmi-LLogora, duke drejtuar mjetin tip ''Ford'', i pa pajisur me leje drejtimi përkatëse.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Komisariati i Policisë Sarandë
Sarandë
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë veprimtari kriminale
Arrestohet autori i një seri vjedhjesh në qytetin e Sarandës si dhe shpallet në kërkim një tjetër
Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen e dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Sarandës si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit e këtyre vjedhjeve kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit:
Sh. A., 19 vjeç, banues në Sarandë.
Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi I.K., 25 vjeç, banues në Sarandë.
Policia ka dokumentuar një seri vjedhjesh të kryera prej këtyre shtetasve në qytetin e Sarandës, dhe konkretisht:
Më datë 15.10.2017, në lagjen ''Nr.4.'', kanë vjedhur kioskën e shtetasit K.T.
Më datë 15.12.2017, në lagjen ''Nr.4.'', kanë vjedhur motorin e mjetit lundrues të shtetasit M.Ç.
Më datë 22.12.2017, në lagjen ''Nr.3.'', kanë vjedhur marketin e shtetsit S.H.
Më datë 28.12.2017, në lagjen ''Nr.1.'', kanë vjedhur me dhunë dy pika karburanti.
Më datë 12.01.2018, në lagjen ''Nr.3.'', kanë vjedhur marketin e shtetasit A.S.
Më datë 29.12.2017, dyshohen se kanë vjedhur motoçikletën e shtetasit K.C.
Më datë 20.02.2018, dyshohen se kanë vjedhur motoçikletën e shtetasit E.C.
Më datë 06.01.2018, dyshohen se kanë kryer vjedhjen me armë të ngelur në tentativë të shtetasit J.C.
Policia e Sarandës do të vijojë punën për zbardhjen e dokumentimin e të tjera vjedhjeve si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore për shtetasit që kryejnë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale ''Vjedhja'', ''Vjedhja me dhunë'' dhe ''Vjedhja me armë'', të kryera në bashkëpunim, dhe të parashikura nga nenet 134/2, 139, 140 e 25, të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Xh.M., vjeç 61, banues në fshatin Dragot, pasi dyshohet se më datë 30.03.2018, shtetases R.M., vjeçe 35, i ka thyer pasqyrën e mjetit  tip “Toyota”. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, shtetasi A.I., vjeç 60, banues në fshatin Dukaj, kallëzon se, gjatë natës në kasolle i kanë vjedhur 3 qingja. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin P.K., vjeç 44, banues në fshatin Manati, pasi dyshohet se në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 31.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.A., vjeç  29, banues në Shkodër, pasi më datë 30.03.2018, në Koplik, u kap pasi ka thyer vendimin e Gjykatës të Shkallës së Parë Shkodër, e cila ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Neni 323 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 31.03.2018, në minierë, duke punuar është aksidentuar shtetasi P.Xh., vjeç 54, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin D.Ll., vjeç 23, pasi dyshohet se është afruar pranë banesës së shtetases N.Ll., vjeçe 30, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Shkallës së Parë Mat. Neni 321/2 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 31.03.2018, në Komisariatin e Policisë Nr. 4, shtetasi palestinez A.O., vjeç 36, deklaron se më datë 28.03.2018, ka hyrë ilegalisht në kufirin greko-shqiptar dhe kërkon azil. Në përfundim të kryerjes së procedurave të përzgjedhjes, u dërgua në QKPA Babrru, Tiranë.

Më datë 31.03.2018, në Komisariatin e Policisë Nr. 2, shtetasit algjerian M.B., dhe B.B., vjeç 23 e 22, deklaruan se më datë 30.03.2018, kanë hyrë ilegalisht në kufirin greko-shqiptar dhe kërkuan azil. Në përfundim të kryerjes së procedurave u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S.A., vjeç 28, banues në Irak, pasi dyshohet se më datë 30.03.2018, u kap në Durrës dhe deklaroi se në Blladë, ku ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 31.03.2018, në SPK Qafë Thanë, u ndalua për verifikim shtetasi L.B., vjeç 40, banues në Elbasan, pasi rezultonte i shpallur në kërkim policior. Veprimet e mëtjeshme për verifikimin e tij po i kryen DVP.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 31.03.2018, në Qafë Botë, në vendin e quajtur “Shkëmbi Bufit’’, shërbimet e kufirit, kapën 4 shtetas sirianë, të cilët kishin kaluar kufirin në mënyrë të pa ligjshëm. Në përfundim të kryerjes së procedurave kërkuan Azil në Republikën e Shqipërisë dhe do të shoqërohen për në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Karreç.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Kakavije
Policia Kufitare e Kakavijes kap në kufirin jeshil një shtetas për "Kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Trafikim të veprave të artit dhe kulturës".
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sende të ndryshme antike prej metali, argjendi e bronzi.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes, gjatë patrullimit në kufirin jeshil, kanë konstatuar dhe kapur në flagrancë një shtetas i cili po tentonte të hynte në teritorin shqiptar nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrollit fizik të bërë këtij shtetasi, shërbimet e Policisë Kufitare, kanë konstatuar se në çantën e krahut kishte sende të ndryshme antike prej metali, argjendi e bronzi.
Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë njoftuar Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
P.A., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çanta me sendet e ndryshme antike.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit" dhe "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës", parashikuar nga nenet 297 dhe 138/a të Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, tek “Kthesa e Kordhocës”, shërbimet e rendit Gjirokastër, kapën 6 shtetas sirian, të cilët kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Greqia për në Shqipëri. Në përfundim të kryerjes së procedurave të përzgjedhjes u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin D.Gj., vjeç 28, banues në  Tiranë, i depërtuar nga Maqedonia, pasi më datë 30.03.2018, në afërsi të piramidës PE-14, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30