Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Policia e Shtetit gjatë fundjavës 2 Prill 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 65 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 28 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 12 persona për narkotikët.
Janë kapur 11 persona në kërkim.

2 persona për veprën penale “Vjedhja”,

3 persona për veprën penale “Dhuna në familje”,

2 persona për Krime ndaj personit

2 persona për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”

1 person për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”

1 person për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”

1 person për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”

1 person për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi nga qëndrimit”

1 person për veprën penale “Falsifikimi”

Janë sekuestruar:
-32.23 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokianë,
3 kg e 831 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa,
629.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë pluhuri,
6.9 kg lëndë narkotike, kanabis në formë çokollate,
900 gramë vaj hashashi,
-2 armë zjarri, 8 fishekë, 1 granatë dore e ndryshkur,
2 armë të ftohta (2 thika).
 
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 186 persona.

Gjithashtu gjatë fundjavës është finalizuar operacioni i mëposhtëm:
1- Vlorë, operacion antidrogë i koduar ''SEA''
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë pluhuri, çokollate dhe vaj hashashi, 1 gomone, 5 automjete si dhe arrestuar 6 shtetas.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, Delta Forcë dhe Roja Bregdetare, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë zhvilluar këtë operacion antidrogë ku morën pjesë 40 forca policie.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6